LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku zbulon se ai nuk do të varroset në Vatikan

Papa Françesku zbulon se ai nuk do të varroset në Vatikan

Papa Françesku ka thënë se ai ka përgatitur “tashmë” varrin e tij në një Bazilikë të Romës në një shenjë të mëtejshme të përpjekjes për t’u shkëputur nga tradita e gjatë e Vatikanit.

Françesku, i cili mbush 87 vjeç më 17 dhjetor, i tha transmetuesit meksikan N+ se do të pushonte në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në lagjen Esquilino në Romë, ku ai shkon të lutet para dhe pas udhëtimeve jashtë shtetit.

Ndryshe, Françesku anuloi një udhëtim në Samitin e Klimës COP28 në Dubai pas një periudhe bronkiti akut në fund të nëntorit.


Papa i tha gazetarit Valentina Alazraki se ai kishte takuar mjeshtrin e ceremonive në mënyrë që të thjeshtonte funeralet papale, duke shtuar: “Unë do të filloj një ritual të ri”.

Papët zakonisht varrosen me shumë fanatizëm nën bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit.

Shëndeti i Papës ka qenë më i dobët vitet e fundit, duke e detyruar atë të përdorë një karrige me rrota dhe të nxiste spekulime rreth tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori