Me pjesëmarrjen e 300 kompanive prodhuese nga Kosova dhe mbi 70 kompani nga Shqipëria dhe Maqedonia ka filluar Konventa e Parë e Prodhuesve të Kosovës organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK).
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, në hyrje të konventës tha se prodhuesit në Kosovë po përballen me shumë sfida.
“Prodhimi është sektori më strategjik i Kosovës. Konventa është organizuar me qëllim që t’iu tregojmë se në Kosovë ka prodhim dhe kanë shumë sfida. KPK është pro tregtisë së lirë. Kemi ftuar bashkëpunëtor nga Shqipëria dhe Maqedonia në mënyrë që të bashkëpunojmë”, tha Panxha.
Ai tha se prodhuesit nga Kosova po kanë vështirësi të depërtojnë në Serbi dhe Bosnja dhe Hercegovina. “Prodhuesit po kanë vështirësi të depërtojnë në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Ne me qeverinë jeni duke bashkëpunuar në financimin e eksportit, duke gjetur mekanizma për t’i përkrahur edhe projektet për eksport”, theksoi Panxha.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se vendosja e taksës prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina mund të ndryshoj vetëm me vendim qeveritar.
“Vendosja e taksës prej 100 për qind vetëm me vendim qeveritar mund të ndryshoj, mos provoni me forma tjera. Është interesi i dy milionë njerëzve në këtë vend. Operatorët nga Kosova janë të diskriminuar në Serbi, ata opertorë serb që veprojnë në Kosovë janë shumë të lirë”, tha Haradinaj.
Ai tha se kjo masë nuk është kundër serbeve të Kosovës. “Le të shërbej kjo taksë që jemi zgjuar dhe është vendim sovran. Ky vendim do të jetë aq gjatë sa të jetë njohja nga Serbia. Nëse kalkulimet janë ndryshe atëherë le ta mendojnë ashtu. Qeveria e Serbisë si herët e kaluar i kanë keqpërdorur serbët e Kosovës. Kjo masë nuk është kundër serbeve të Kosovës. I kemi dëgjuar edhe herët e kaluara këto propaganda”, tha ai.
Ministri i Tregtisë së Industrisë, Endrit Shala, tha se patriot është ai person i cili hap vende të reja pune pune.
“Patriot është ai që hap vende pune dhe e fuqizon vendin tonë. Krahasuar me vitet e kaluara është në pozitë më të mirë dhe kur fuqizojeni ata, fuqizohet edhe Kosova”, tha Shala.
Ai shtoi se MTI do t’i përkrah 100 prodhuesin vendor. “Bëjë apel që të konsumohen produktet vendore. MTI do t’iu përkrah 100 për qind prodhuesit vendor”, tha ai.
Gjatë kësaj konvente është lansuar platforma dixhitale “Made in Kosova”, e cila promovon produktet dhe kompanitë kosovare në mbarë botën.
Po ashtu, është bërë prezantimi i Qendrës së Trajnimeve për Përsosmëri të Prodhimit (KOCME).
Mbajtja e Konventës së Prodhuesve të Kosovës u bë e mundur falë mbështetjes së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa e sponsorizohet nga Projekti për Rritjen e Punësimit për të Rinj (EYE), Deloitte Kosova, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ProCredit Bank, USAID Empower Private Sector dhe projektit për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).
Ndërsa, sponsor medial i kësaj konvente është Telegrafi.com. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX
Gjatë pandemisë në Kosovë u shuan 255 biznese

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin