Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës dhe Forumin e Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar në lidhje me kërkesat e dy qeverive përkatëse për problematikat e sipërmarrësve gjatë aktivitetit të tyre.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka paraqitur listën e kërkesave ndaj dy Qeverive për të lehtësuar mundësinë e tregtimit të dy vendeve, ku do të lejohet qarkullimi i mallrave në mes të këtyre dy vendeve.
“Janë pengesa që besoj që do të ndalen nëse ekziston vullneti largohen në qoftë se ekziston vullneti i dy qeverive Heqja e skenerit të kufi të Shqipërisë, njohja e certifikimeve të fitimeve sanitare, të behet amandamentimi i ligjit për taksat kombëtare të ndryshuar, ku të përjashtohen për materialet e plastikës, të largohen taksat për kamionët sepse kjo paraqet pengesë për shkuarje-ardhje të dy vendeve. Kjo është një listë e dy organizatave e cila është dërguar në dy qeveritë, por e cila nuk është implementuar”, ka thënë Panxha.
Ai në Tiranë ka folur edhe për rritjen e taksës 100 përqind të vendosur ndaj Serbisë për të cilin ka thënë se ky është një vendim i guximshëm që tregon se Kosova është shtet.
“Është me rëndësi që Shqipëria me Kosovën të thellojë bashkëpunimin ekonomik”, ka thënë ai.
Agim Fejza, kryetar i Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, tha se këto kërkesa është mirë të adresohen edhe në Maqedoni, ku gravitojnë 85 për qind shqiptarë.
“Biznesi është që këtë popull e ka ngritur këtu ku është, duhet me çdo kusht që të bëjmë presion, që t’i zgjedhim çështjen. Mos harroni Maqedoninë, Luginën e Preshevës. Mendoj që është koha të bëjmë presion real e jo virtual”, tha Fejza.
Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se këto kërkesa të prezantuara sot janë të trajtuara me shumë kujdes, për një periudhë dy vjeçare.
“Mbledhja e radhës do të jetë me 26 nëntor në Pejë. U lodhëm me këto mbledhje, në fund nuk kemi asnjë rezultat. Ne jemi një komb, jemi një ekonomi e përbashkët”, ka thënë Jaka. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës