Panxha: Bizneset pësuan rënie të të hyrave deri më 50 për qind, prodhuesit po përballën me vështirësi gjatë pandemisë

Pandemia COVID-19 ka ndikuar që në shumë sektorë të ketë rënie deri në 50 për qind të qarkullimit vjetor, madje nëse nuk ndodh rimëkëmbja ekonomike shumë prej këtyre kompanive mund të falimentojnë. Kështu paralajmëron kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, duke shkruar se shumë biznese janë duke funksionuar me kapacitete të kufizuara.
I pari i prodhuesve shpreson që sa më shpejt të ndodhë rimëkëmbja ekonomike përndryshe rënia në ekonomi do të jetë drastike, duke shtuar se efekte do të vërehen sidomos gjatë muajit nëntor.
“Biznese, prodhuesit janë duke u përballur me periudhën më të vështirë që nga viti 1999 kur e kemi pasur edhe konfliktin e Kosovës. Është një vit jashtëzakonisht i vështirë, kemi ulje të konsumit të aktivitetit ekonomik në përgjithësi dhe shumë kompani janë duke funksionuar me kapacitete të limituara dhe me numër të limituar të punëtorëve. Për numër të bizneseve që janë mbyllur ne e kemi bërë një anketë me Bankën Botërore dhe ende nuk i kemi marrë rezultatet përfundimtare prandaj nuk mund të spekulojë a ka të mbyllura. Ndoshta në lami të tjera mund të ketë në Gastronomi apo në Hoteleri, për prodhim ende nuk kemi marrë informatat përfundimtare. Ka humbje të vendeve të punës”, tha Panxha për Ekonomia Online.
“Këtë vit po vërehet një rënie drastike. Efektet reale do t’i shohim në muajt në vijim, sidomos gjatë muajit nëntor. Humbjet janë jashtëzakonisht të mëdha. Në shumë sektor kemi rënie deri në 50 për qind të qarkullimit vjetor. Rimëkëmbja duhet të ndodhë shumë shpejt sepse shumë kompani mund të rrezikojnë të falimentojnë dhe nuk kemi më çka të shpëtojmë”, shtoi ai.
Madje ai thotë se Ligji për Rimëkëmbje duhet të votohet sa më shpejt në Kuvend. Ai u bënë thirrje subjekteve politike që të mendojnë për ekonominë e vendit dhe jo vetëm për interesat personale.
“Ne kemi një pako të rimëkëmbjes që është prezantuar si në formë të ligjit ku janë parashikuar masat që do të ndërmerren në vija të trasha. Fondi për garancion kreditor, pensional, fondi i privatizimit do të vihen në dispozicion të ekonomisë. Por është një pako që ende duhet të punohet në të që t’i kemi detajet e duhura se a do të jetë fokus prodhimi apo sektorët e tjerë. Kjo duhet të negociohet pastaj me qeverinë. Për ne është shumë me rëndësi që partitë politike ta votojnë këtë ligj në parlament. Partitë politike për fat të keq nuk janë duke menduar për ekonominë por vetëm për politik”, tha ai.
Mes tjerash, Panxha theksoi se është shumë me rëndësi që shumë aktivitete të ndodhin në Kosovë dhe paratë të mbesin në vend.
“Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës kanë thënë që janë 65 milion euro në dispozicion për tu alokuar në ekonomi. Ne kemi insistuar që të ndryshohet edhe ligji për prokurim publik ku do t’i jepet përparësi blerjeve publike në Kosovës. Kjo edhe i ndihmon prodhimit dhe furnizimit të konsumit që të ndodhë brenda Kosovës. Qëllimi është që sa më shumë aktivitete të ndodhin brenda Kosovës dhe paratë të mbesin në Kosovë. Dhe nëse këto masa implementohen sa më shpejt atëherë edhe pasojat e pandemisë do të jenë më të limituara”, theksoi Panxha.
Sipas tij, në këtë fazë prodhuesit kanë nevojë që të rritet konsumi i produkteve vendore në tregun e Kosovës.
“Për ne është me rëndësi të fillojmë fushatën për vetëdijesimin e qytetarëve për konsumin e produkteve vendore ‘Made In Kosova’, dhe është me rëndësi që qeveria blerjet ti bëjë për prodhime vendore që të rrit kërkesën e saj. Ne i kemi burgjet të cilat duhet të furnizohen me ushqim vendor dhe kemi spitale të cilat duhet të furnizohen me tekstil nëse ka nevojë, barna vendore dhe shkolla që mund të mobilohen me prodhime vendore”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri