LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Gjithmonë do të ketë lojtar të rinj te Shqipëria, për Zhegroven vendosi prindi i tij

Panucci: Gjithmonë do të ketë lojtar të rinj te Shqipëria, për Zhegroven vendosi prindi i tij

Trajneri italian i Shqipërisë, Christian Panucci ka zbardhur ditë më parë listën e Kombëtares për ndeshjen miqësoren ndaj Norvegjisë.

Në këtë listë ishin disa lojtarë të rinj si Kristel Abazaj, Enis Gavazaj, Herdi Prenga apo edhe Bujar Lika.

Trajneri i kuqezinjve ka thënë se ka grumbulluar lojtarët e rinj pasi kanë karakteristika interesante.


“Unë jam trajneri i Shqipërisë dhe është normale që të ndjek kampionatin shqiptar. Abazaj dhe Gavazaj janë lojtarë të rinj të talentuar dhe kanë karakteristika shumë të mira dhe mua më pëlqejnë”.

“Ato po paraqiten shumë mirë me skuadrat e tyre dhe unë duhej tua jepja një stimul duke i grumbulluar në ekipin kombëtar. Të gjithë ata që do të paraqiten mirë në kampionatin shqiptar dhe janë futbollistë të rinj në moshë do t’i kenë të hapura dyert e kombëtares”, ka deklaruar Panucci në konferencë për shtyp.

“Kam grumbulluar katër apo pesë lojtarë të rinj për ti parë në stërvitje por edhe për të kuptuar nëse niveli i skuadrës ndryshe nga grumbullimi i mëparshëm në Antalya, do të jetë më i lartë, pasi konkurrenca në skuadër rrit cilësinë”.

Ndër tjera ai ka folur edhe për talentin Edon Zhegrova që zgjedhur ta përfaqësoj Kosovën.

Sipas trajneri italian Zhegrova është ndikuar nga prindi i tij për zgjedhjen.

“Unë e kam kërkuar dhe kam kontaktuar me të, por tashmë është e kotë të flas për këtë çështje sepse ai ka zgjedhur një përfaqësuese tjetër”.

“Ka edhe nga ato raste kur prindërit vendosin për të ardhmen e futbollistit madje edhe duke e shkatërruar atë. Kaq dhe pikë nuk mund të flas më për këtë temë”, ka përfunduar Panucci. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori