Analisti i politikës në Ballkan dhe veprimtari shqiptaro-amerikan, Nicholas Pano ka deklaruar se bisedimet për ndryshim të territoreve në këtë kohë nuk janë në interes të Kosovës dhe as Serbisë, pasi të dyja vendet kanë probleme të brendshme, derisa ka shtuar se politika amerikane është me pohime kontradiktore rreth kësaj çështje.
Profesor Pano ka thënë se nuk është koha e duhur për të diskutuar për ndryshim të territorit.
“Kjo është një çështje shumë komplekse dhe sipas mendimit tim, do të jetë gabim të shkëmbehen territore midis Kosovës dhe Serbisë në këtë kohë tani të tensionuar me disa të probleme të brendshme në Kosovë dhe probleme të brendshme të Serbisë. Të mundohen të rregullojnë marrëdhëniet diplomatike, të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike dhe pastaj të presin të shikojnë si do të jetë çështja dy apo tre vjet më pas. Por koha nuk është korrekt tani për ndryshim të territorit”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se tani nuk është në interes as për Kosovën dhe as në interes të Serbisë, që të bisedohet për çështjen e territorit. Ndërsa, komentoi edhe qëndrimin e politikës amerikane për shkëmbim territoresh.
“Siç i shikoj gjërat, ata kanë patur pohime kontradiktore, ka njerëz brenda qeverisë që janë ashtu PRO, ose më shumë le ta bëjnë vendimin serbët dhe kosovarët Neve nuk kemi interes. Janë interesa tjera, janë zëra të tjerë në qeveri, në Kongresin që thonë JO! Tani nuk është koha. Dhe janë ca që kanë frikë, se meqenëse bëhet një ndryshim i territorit, pastaj hapen çështje të tjera territoriale. Ata thonë leri këto punë tani, ajo që është me rëndësi më të madhe në Ballkan është stabiliteti i rajonit”, ka thënë Pano.
Pano ka folur edhe për zhvillimet e deritashme në Kosovë, me të cilat është shprehur i zhgënjyer.
“Me të vërtetë jam pak i zhgënjyer. Problemet e Kosovës janë shumë. Ka probleme ekonomike, ka probleme politike, ka këto probleme te marrëdhënieve të jashtme. Kosova ka një sfidë te madhe. Ka bërë ca progres. Por unë jam ashtu, siç thash, pak i zhgënjyer dhe për këto çështjet e parlamentit, luftës së partive, brenda partive, midis partive. Një polarizim që është shtruar tani në Kosovë, këto më shqetësojnë……….. Do të jetë rrezik në qoftë se Kosova nuk atakon këto probleme që i ka, që i përmenda. Kosova duhet të rregullohet brenda, duhet të funksionojë si shtet responsible. Ajo është çështja e Kosovës. Me këto trazirat që janë brenda Kosovës, me këto sfidat që nuk janë përballuar. Këto e prishin punën e Kosovës, imazhin e Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, shqiptarët në Ballkan duhet të bashkëpunojnë më afër në çështje ekonomike, çështje kulturore, edhe ca çështje politike. /AA Vision/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës