Krahasimi që disa i bëjnë Turqisë me Serbinë karshi Kosovës, është i padrejtë. Përderisa disponimi ynë për serbët është konsensual, se ata janë armiq tonë tradicional, kur është fjala për turqit, dallimet brenda nesh në këtë pikë janë esenciale.
Edhe vetë zhvillimet historike që kanë involvuar shqiptarët në Ballkan, janë në favor të kësaj jo ngjashmërie. Perandoria Osmane erdhi, na pushtoi dhe na sundoi për pesë shekuj rresht, por një ditë u pa që Perandoria nuk po mund te ekzistonte më dhe u shpërbë duke ikur në pa kthim. Perandoria Osmane u rrudh në një Turqi pa tendenca të pushtimit e dominimit në rajon. Ajo madje, në momentin e parë edhe njohu pa hezitim Kosovën si shtet dhe loboi në vendet islamike që edhe ato ta bënin të njëjtën gjë.
Në anën tjetër, Serbia është një vend me të cilin kemi hasmëri deri sot të patejkalueshme. Si pasojë e kësaj hasmërie kemi këtë që kemi, luftën dhe pasojat e saj me mijëra të vrarë e të zhdukur. Kemi një Serbi që edhe sot krimet e veta mbi neve i quan të drejta, kurse na bën neve fajtorë. Kemi një Kosovë të pavarur që Serbia nuk e njeh! Jo vetëm nuk e njeh, por edhe e mban shpatën e ngrehur mbi qafën e saj duke e cilësuar Kosovën si pjesë të vet në preambulën kushtetuese. Ndërkohë, kemi bisedimet e pafund për të ardhur të marrëveshje të përkohshme që nuk garantojnë marrëdhënie të qëndrueshme. Pra, janë një varg faktorësh që e bëjnë të pakrahasueshëm Serbinë me çfarëdo shteti tjetër në botë në raport me Kosovën duke përfshirë këtu edhe Turqinë.
Kam edhe dy argument tjera që dua t’i shtroj këtu. I pari ka të bëjë me konsensusin e të gjithë shqiptarëve të të gjitha ngjyrimeve politike dhe fetare në identifikimin, apo perceptimin e Serbisë si një shtet, apo popull yni armik. Kjo na bën më unik dhe më të fuqishëm në kauzën tonë nacionale, sado që njëkohësisht na bën më pak realist dhe pragmatikë, meqë nuk është në interesin e asnjë kombi që një komb tjetër ta shohë në prizmin e armiqësisë permanente. Kurse kur është fjala për perceptimin tonë për Turqinë, është diametralisht e kundërta e të qenit unik.
Kemi një ndarje dhe një mospajtim pothuaj të patejkalueshëm se Turqia është apo jo një shtet armik i shqiptarëve. Ky mospajtim nuk është vetëm në baza fetare e ideologjike, por edhe në baza të argumenteve shkencore e historike që vijnë nga individë e grupe me pikëpamje të ndryshme. Si përfundim i kësaj, konsensusi për ta shpallur Turqinë si një vend armik është një iluzion i njerëzve që nisen nga urrejtja patologjike për tjetrin. Për këtë arsye, jo që nuk është e dobishme, por mbase edhe e rrezikshme të hapet një front brenda nesh në këtë situatë. Sepse, kjo na ndan, na përçan, na armiqëson, nxit konfliktin ndër fetar, i cili do të asgjësonte kauzën tonë kombëtare në këto momente delikate historike për kombin tonë.
Argumenti im i dytë është se jo vetëm ne si shqiptarë kemi konsensus për perceptimin e Serbisë si armike, por edhe serbet si popull kanë një konsensus të tillë kundër nesh, pra për shqiptarët si armiq të tyre. Kurse për dallim nga Serbia, politika zyrtare turke, opozita dhe populli i rëndomtë turk kanë një konsensus për gjënë e kundërt, se shqiptarët janë një mik historik i tyre. A mendoni se është fer që karshi këtij konsensusi të një populli për të na trajtuar si miq ne të krijojmë pikërisht konsensusin e kundërt, pra atë të armiqësisë?! Jo që nuk është fer, por është diçka që turqit dhe njerëzit tjerë normalë e kanë vështirë ta kuptojnë! Ne nuk do t’ia falnim askujt po të na bënte një trajtim të tillë.
Dhe, për fund, përzierja jonë në problemet e brendshme të Turqisë nuk është në favor tonin. Deri këtu ne kemi raport me një vend që na quan mik dhe ne nuk mund të jemi armik i atij që nuk identifikon veten si armik yni. Kriza e Turqisë sot është një krizë ideologjike, një moment tepër delikat që vë në dilemë tërë popullin turk dhe që mund ose ta verifikojë sekularizmin e deritashëm të shtetit turk, apo në rastin më ekstrem që mund ta kthejë prapa Turqinë. Në këtë rast do të kishim një tranzicion retrograd prej sekularizmit drejt një shteti islamik e që nuk është kompatibil më zhvillimet politike dhe kulturore që kanë emancipuar popullin turk për tëra vitet e të qenit shtet sekular. Dhe, kur Turqia është një shtet sekular që nuk imponon fenë as brenda territorit të vet, atëherë pse ne ta jetojmë nën panikun e gllabërimit turk?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?