LAJMI I FUNDIT:

Pandemia zvogëlon importin dhe eksportin në Kosovë

Pandemia zvogëlon importin dhe eksportin në Kosovë

Pandemia e shkaktuar nga Coronavirusi ka prekur pothuajse në të gjitha sferat ekonomike.

Që nga shpallja e masave emergjente që janë marrë për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19, në Kosovë është zvogëluar edhe importi i produkteve, që nënkupton edhe rënie të konsumit.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, vetëm për muajin mars dhe prill të këtij viti, importi i produkteve ka shënuar rënie, mbi 139 milionë euro, kurse eksporti i mallrave nga Kosovë në vende tjera në mbi 3 milionë euro.


“Nga data 01.03. 2020 deri më 30.04.2020 importi i produkteve nga shtetet tjera në Kosovë ka qenë mbi 441 milionë euro, nga mbi 580 milionë euro sa ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kurse eksporti nga mbi 61 milionë euro sa ka qene në muajin mars dhe prill të vitit të kaluar, ka rënë në 58 milionë euro”, ka thënë Adriatik Stavileci në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Paralelisht me importin, rënie ka pasur edhe konsumi, çka sipas ekspertëve për çështje ekonomike, kjo drejtpërdrejtë ndikon në të hyrat buxhetore të shtetit.

Kjo, pasi vlera më e madhe e buxhetit mbushet nga të hyrat e Doganës se Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Kosova është e varur nga importi i produkteve të huaja, qoftë nga rajoni apo nga vendet e Bashkimit Evropian, pasi industria e prodhimit vendor ende mbetet pak e zhvilluar.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kalo në kategori