LAJMI I FUNDIT:

Pandemia ul numrin e martesave dhe shkurorëzimeve në Kosovë

Pandemia ul numrin e martesave dhe shkurorëzimeve në Kosovë

Pandemia COVID-19 e cila ka prekur mbarë botën, këtë vit ua prishi planet edhe shumë çifteve të cilët kishin vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Shumë prej tyre u martuan pa dasmë, e disa të tjerë vendosën që ta shtyjnë për vitin e ardhshëm.

Por pandemia gjithashtu ka ndikuar edhe në rënie të numrit të shkurorëzimeve në vendin tonë.


Sipas raportit “Buletini Tremujor T2”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Kosovë u shkurorëzuan 114 çifte, kurse u martuan 5 mijë e 633 kosovarë, shkruan Telegrafi.

Në janar sipas këtij raporti 1 mijë e 882 persona i dhanë fund beqarisë, kurse 57 çifte u shkurorëzuan.

Në shkurt prapë pati martesa të shumta, ku 1 mijë e 515 persona kurorëzuan martesën e tyre, kurse numri i divorceve në këtë muaj ishte më i vogël, vetëm 17.

Muaji mars po ashtu e gjeti Kosovën me numër të madh të kurorëzimeve, ku u martuan 1 mijë e 698 çifte, kurse 37 të tjerë vendosën të i japin fund martesës së tyre.

E nga prilli deri në qershor pati rënie të numrit të shkurorëzimeve.

Në prill nuk pati asnjë të shkurorëzuar, kurse martesa ishin 78. Në maj u shkurorëzuan vetëm dy çifte, kurse u martuan 281 të tjerë. E në qershor u martuan 179 çifte, kurse u divorcua vetëm 1 çift.

Bazuar në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2019 të publikuar nga ASK-ja, vjet nga 1 janari e  deri në qershor janë kurorëzuar 9 mijë e27 çifte, derisa numri i shkurorëzimeve ka qenë 320. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori