Pandemia përkeqësoi komunikimin mes administratës dhe qytetarëve në Maqedoni

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë që pjesa më e madhe e institucioneve të shtetit, duke u fshehur pas respektimit të masave për frenimin e koronavirusit, në masë të theksuar kanë pamundësuar realizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme sociale, duke mos iu përgjigjur në kohë qytetarëve.
“Sidomos më e goditur është ajo shtresë, e cila edhe ashtu ka probleme serioze sa i përket komunikimit në qasje deri tek institucionet. Me një fjalë, COVID-19, ka lënë pasoja serioze në promovimin dhe cilësinë e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve”, thotë Naser Ziberi, drejtues i institucionit të Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut.
Ai nënvizon se pandemia ka shpërfaqur nevojën e digjitalizimit të institucioneve dhe shërbimin e qytetarëve në formë elektronike, sfidë kjo që mbetet edhe për periudhën pas përfundimit të pandemisë, por që shton se kjo rrezikon krijimin e barrierave për realizimin e të drejtave për një pjesë të madhe të qytetarëve, të cilët nuk kanë njohuri, por edhe pajisje për të marrë shërbime në formë elektronike.
“Sidomos duhet pasur kujdes, për të mos krijuar diferenca klasore, në kuptim të shfrytëzimit të privilegjeve që sjell digjitalizimi i shërbimeve, sepse jo të gjithë qytetarët kanë në mundësi që të kenë kapacitetet e nevojshme, humane edhe teknike, për shfrytëzimin e privilegjeve që sjell ky proces.
Pa dyshim, se funksionimi i shoqërisë duhet të jetë çdo herë dhe në formë permanente në funksion të reformave dhe renovimit të inovacione, por edhe një herë e theksoj, se ato inovacione duhet përshtatur kushteve dhe ambientit konkret, për të mos krijuar pabarazi në mesin e qytetarëve, kur bëhet fjalë për realizimin e të drejtave të tyre, në rastin konkret, gjatë komunikimit me qytetarët”, thotë Ziberi.
Përderisa ministri i Shoqërisë Informatike Jeton Shaqiri, gjatë kësaj jave ka theksuar se dikasteri që ai drejton, kundrejt siç është shprehur pritjeve, për të filluar vendi bisedimet për anëtarësim në BE, mbetet i përkushtuar në sigurimin e administratës moderne dhe efikase, të bazuar në digjitalizim, e cila mundëson shërbime të shpejta dhe kualitative ndaj qytetarëve dhe subjekteve afariste.
”Ministria e Shoqërisë Informatike, luan rol të dyfishtë në këtë proces, nga njëra anë si institucioni kompetent përgjegjës mbi udhëheqjen, vijimin dhe njoftimin e implementimit të procesit të Reformës së Administratës Publike”, është zotuar ministri Shaqiri, duke prezantuar raportin e dytë nacional mbi monitorimin e reformës së administratës publike në vend.
Në raportin e Avokatit të Popullit, theksohet se gjatë vitit të pandemisë 2020, ky institucion ka vepruar në 211 parashtresa që kishin të bënin me shkeljen e të drejtave të qytetarëve dhe personave tjerë nga sfera e të drejtave tjera, prej të cilave numri më i madh i parashtruesve ka të bëjë me shkeljen e të drejtës për mosmarrje të përgjigjes sipas kërkesave të tyre me shkrim, të parashtruara tek organet e administratës shtetërore dhe organeve dhe organizatave tjera që kanë autorizime publike.
Në këtë drejtim Temelko Ristevski, ligjërues në Fakultetin e Administratës Publike në Shkup, për Radion Evropa e Lirë, thotë se për momentin sfidë mbetet aspekti etik i qasjes së administratorëve, të cilët jo rrallë kanë shfrytëzuar masat për parandalimin e pandemisë për të mos iu përgjigjur në kohë kërkesave të qytetarëve.
“Dorën në zemër, duhet pranuar se administrata e cila edhe pse është e mbingarkuar, mungojnë profesionistë dhe jo rrallë, paaftësia e tyre kombinohet me dembelizëm dhe në këtë rast pësojnë qytetarët. Jo rastësisht për këtë arsye, në këtë drejtim në vazhdimësi marrim dhe nota negative nga ana e faktorit ndërkombëtar. Pra duhet investuar më shumë në aspektin etik të administratorëve në raport me qytetarët”, thotë Ristevski.
Për të krijuar kushte për mbajtjen e distancës në vendin e punës, si masë për frenimin e koronavirusit, Qeveria mori vendim që administratorët të punojnë me turne, përkatësisht një ditë nga shtëpia dhe një ditë në institucionin ku janë angazhuar. Kjo masë është shfuqizuar nga kjo javë, kështu që të gjithë administratorët që punën e kishin transferuar në kushte shtëpie, janë kthyer në vendet e punës./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij