LAJMI I FUNDIT:

Pandemia nuk ka të ndalur, Maqedonia vazhdon luftën e saj me coronavirusin

Pandemia nuk ka të ndalur, Maqedonia vazhdon luftën e saj me coronavirusin

Tre të vdekur dhe 168 raste të reja ishte bilanci i djeshëm në Maqedoninë e Veriut. Pandemia nuk ka të ndalur, ndërsa autoritetet thonë se spitalet kanë kapacitet të mjaftueshëm për t’i pranuar pacientët.

Deri tani janë bërë 72.690 testime, ndërsa momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 3.586 raste aktive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Krahas deklarimeve të OBSH-së se coronavirusi bartet edhe përmes ajrit, ende nuk rekomandohet mbajtja e maskave në hapësira të hapura, gjatë vozitjes së biçikletës apo në lift.


“Në spitale ka kapacitete të mjaftueshme për akomodimin e pacientëve me coronavirus, dhe e zbrazët është spitali montues. Sërish ka nën 100 pacientë në spitalin ‘8 shtatori’, në Klinikën për Sëmundje Infektive ende ka vende të lira dhe në të gjitha repartet tjera ka numër të mjaftueshëm të vendeve të lira”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në klinikën infektive, sipas të dhënave të fundit për 24 orët, janë pranuar nëntë pacientë dhe ka 92 persona të hospitalizuar. Në spitalin në Kozle ka 20 pacientë të moshuar me coronavirus, dy fëmijë dhe tre të dyshuar. Në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 16 persona, ndërsa numri i përgjithshëm arrin deri në 94 pacientë. Poashtu në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 44 pacientë, ndërsa në Shtip janë hospitalizuar 47. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Gostivar, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Strumicë gjithsej ka 110 pacientë me coronavirus.

Filipçe dje shkroi se për më shumë se 20 ditë kemi numër stabil të pacientëve të hospitalizuar. Përqindja e të hospitalizuarve nga rastet aktive nuk tejkalon 12, dhe thuajse dy javë është stabil numri i rasteve aktive.

“Pas valës së dytë të coronavirusit, prioritet ynë i parë ishte dhe mbetet që ta mbrojmë sistemin shëndetësor, t’i mos ngarkojmë kapacitet spitalore, dhe çdo pacient të hospitalizuar ta ketë kujdesin e nevojshëm”, tha ministri duke bërë apel që të respektohen masat siç janë mbajtja e maskave, mbajtja e largësisë trupore, higjiena e vazhdueshme dhe larja e duarve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori