Pandemia COVID-19 ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e turizmit në Kosovë.
Ani pse Kosova mbetet vend atraktiv për turistët e huaj, pandemia bëri që numri i tyre të bie përreth 70 për qind.
Kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë (UTK), Baki Hoti thotë për KosovaPress se me lehtësimin e masave ka filluar të rikthehet një gjallëri në sektorin e turizmit, megjithatë sipas tij nuk është ai trendi siç ka qenë para pandemisë.
Pavarësisht kësaj rënie, Hoti thotë se ka nis që të ketë një rritje të numrit të vizitorëve, të cilët kryesisht po i preferojnë vendet malore.
“Sido që të jetë ka filluar që të kemi një numër të konsiderueshëm të vizitorëve të cilët kryesisht po i preferojnë vendet e Kosovës që janë vendet malore. Pra, vendet siç është Rugova, Deçani, Juniku dhe në vendet ku kanë më shumë të zhvilluar turizmin malor. Pra, vendet saç është Rugova, Deçani, Juniku dhe në vendet ku kanë më shumë të zhvilluar turizmin malor”, thekson Hoti.
Kryetari i UTK-së tregon se çka ofron kryeqyteti, Prishtina për turistët e huaj dhe çka i mungon rreth këtij sektori.
Sipas Hotit në Prishtinë monumentet e trashëgimisë kulturore, objektet e kultit dhe Biblioteka Kombëtare mbeten vendet më të vizituara nga turistët e huaj.
“Prishtina në rend të parë dhe urgjentisht duhet për çka jemi në proces me komunën të hapim zyrën informative të turizmit. Prishtina, edhe pjesa e guidave kryesisht punojnë me grupe të organizuara që bëjnë edhe vizitat sidomos tek objektet e kultit, monumenteve të trashëgimisë kulturore, siç janë xhamitë, muzeu etnologjik, muze kombëtar, pastaj pjesa e katedrales e cila tashmë vizitohet, ku shihet e gjithë Prishtina. Por, pa anashkaluar edhe Bibliotekën Kombëtare, Newborn, dhe vendet e tjera. Njëkohësisht, Prishtina shquhet edhe për jetën e natës”, thotë ai.
Hoti po ashtu thotë se këtë vit numri i turistëve ka shënuar rënie të madhe krahasuar me dy vjet më parë, më 2019.
“Prej pandemisë nuk ka një numër të konsiderueshëm, kemi diku rreth 70 për qind rënie të numrit të vizitorëve në krahasim me vitin 2019, por si do që të jetë në këtë kohë pandemie gradualisht kemi filluar edhe me promovimin që kemi bërë edhe në këtë kohë pandemie, me takime me turo operatorët ndërkombëtar. Unioni ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm sa i përket mbështetjes dhe bashkërisht po kontribuojnë që Kosova të ketë sa më shumë turistë për shkak se është tepër me rëndësi kjo”, thotë ai.
Qeveria ka në prioritet zhvillimin e turizmit dhe tërheqjen e turistëve ndërkombëtarë, ku sipas ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari investimet janë të nevojshme, meqë Kosova nuk ka ende akomodim të mjaftueshëm për turistët.
“Në planin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është përfshirë edhe resori i Brezovicës, por nuk do të mbetemi vetëm në kompleksin e Brezovicës, do të shikojmë të gjitha potencialet që Kosova i ka për zhvillimin e turizmit. Ne tani duhet të jemi pjesëmarrës ashtu siç jemi në tregun unik evropian, dhe të marrim pjesë edhe në ofrimin e ofertës turistike nga Kosova për turistët evropian dhe në botë. Ajo që është e rëndësisë të përmendi është që ne nuk kemi ende akomodim të mjaftueshëm për turistët.
Ne duhet së pari të bëjmë edhe infrastrukturën akomoduese për të investuar edhe në infrastrukturën e resorëve turistik, duke përfshirë turizmin malor, turizmin rural, turizmin pse jo edhe të artizanaleve, pse mos të lidhemi bashkë me gastronominë me verën e bukur të Rahovecit e të Suharekës që kemi”, deklaron ajo për KosovaPress.
Ndryshe, Kosova ende nuk ka ligj për turizëm dhe strategji për zhvillimin e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë