LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19 rrit hendekun ekonomik midis Evropës dhe SHBA-së

Pandemia COVID-19 rrit hendekun ekonomik midis Evropës dhe SHBA-së

E shkatërruar nga vonesa e vaksinimit kundër COVID-19 dhe nga politikat më pak ambicioze stimuluese sesa në anën tjetër të Atlantikut, ekonomia evropiane po mbetet pas asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ekspertët kanë frikë se vonesa nuk do të kompensohet.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i rishikoi dukshëm lart parashikimet e tij të rritjes për SHBA-në nga paketa stimuluese e administratës së presidentit Joe Biden prej 1.9 trilion dollarë dhe po korr përfitimet e një fushate të suksesshme vaksinimi, përcjell Telegrafi.

Huadhënësi botëror në raportin e ri tha se ekonomia e botës pritet të rritet për 6 për qind këtë vit dhe 4.4 për qind vitin e ardhshëm.


Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rimëkëmbje më të madhe të ekonomisë botërore
Lexo po ashtu Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rimëkëmbje më të madhe të ekonomisë botërore

Shifrat janë më të larta se parashikimet e bëra në janar për 5.5 për qind rritje këtë vit dhe për 4.2 për qind në vitin 2022.

Aktiviteti në SHBA i rezistoi pandemisë më mirë se në Evropë, falë kufizimeve më pak të ashpra.

“Pas rënies prej 3.5 për qind gjatë vitit të kaluar, Produkti i Brendshëm Bruto i SHBA-së pritet të arrij në 6.4 për qind gjatë vitit 2021”, parashikon FMN.

Kontrasti është i zymtë me Eurozonën, ku Produkti i Brendshëm Bruto ra me 6.6 për qind në vitin 2020 dhe pritet të arrijë kulmin me 4.4 për qind rritje këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori