LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19, në Kosovë më shumë të shëruar se sa raste aktive

Pandemia COVID-19, në Kosovë më shumë të shëruar se sa raste aktive

Tash e pesë muaj Kosova është duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19. E, që nga paraqitja e rasteve të para (13 mars) e deri tani me virus janë infektuar 6 mijë e 45 qytetarë, 3 mijë e 226 prej të infektuarve janë shëruar ndërsa janë regjistruar edhe 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 2 mijë e 675, transmeton Telegrafi.

Më së shumti raste me COVID-19 janë në Prishtinë, gjithsej qytetarë të infektuar 1 mijë e 913. Pas Prishtinës, radhitet komuna e Prizrenit me 468 qytetarë të infektuar, vendin e tretë e zë Vushtrria me 447 raste.


Ndërkaq, në komunën e Ferizajt deri tani janë konfirmuar 434 raste, në komunën e Gjilanit 336 raste. Në komunën e Mitrovicës 284, në komunën e Fushë Kosovës 273 raste, në komunën e Pejës 255 raste.

Komunat tjera kanë numër më të vogël të personave të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri më i madh i personave të infektuar me virus në Kosovë u regjistrua më 12 korrik, ku u konfirmuan 216 raste të reja. Ndërkaq, nga 13 korriku Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat ndaj COVID-19, në komunat ku ka numër më të madh të personave të infektuar është kufizuar lëvizja, ndërsa bartja e maskave është bërë obligative./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori