LAJMI I FUNDIT:

Pandeli Majko kishte treguar informacionet për vrasjen e Ahmet Krasniqit (Video)

Pandeli Majko kishte treguar informacionet për vrasjen e Ahmet Krasniqit (Video)

Pandeli Majko, ish-Kryeministri i Shqipërisë, kishte lënë mundësinë që vrasja e Ahmet Krasnqit të kishte ndodhur nga shërbimet inteligjente të cilat ishin prezente në kohën kur ishte kryer vrasja.

Ka thënë se jo gjithmonë është dora e shqiptarit kur vritet një shqiptar.

Ky politikan nga Shqipëria ka thënë se ka pasur edhe informacione diskrete se kush mund të ishte vrasësi i Kransiqit, por, nuk i ka pasur të argumentuara.


“Informacionet e mia janë diskrete. Në përgjithësi, informacione të tilla mbeten në rolin e thashethemeve që mund t’i shprehi një politikan. Dhe si të tilla nuk do të ishin të besueshme nëse thuhen nga unë”, ka thënë Majko, në një intervistë për Gazetën Express, të dhënë në tetor të vitit 2015.

Majko ka lënë mundësinë që vrasje e Krasniqit të ishte bërë edhe nga shërbimet inteligjente prezente në Shqipëri.

“Në atë kohë, në Shqipëri ishte shesh i shërbimeve inteligjente të shteteve tjera”, ka thënë Majko.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk ka informacione të sakta se kush ishte vrasësi i Krasniqit.

“Është problem delikat. Janë gjëra që lënë dyshim të përgjithshëm. Gjithmonë kur vriten shqiptarët, mund të jenë shqiptarët, por jo gjithmonë do janë shqiptarët”, ka thënë Majko.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë në Ekzil, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij prehet në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar. /Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori