LAJMI I FUNDIT:

Panasonic paralajmëron produkte të mençura shtëpiake

Panasonic paralajmëron produkte të mençura shtëpiake

Kompania japoneze Panasonic Inc. ka lajmëruar hyrjen në treg te produkteve të reja shtëpiake.

Kompania japoneze Panasonic Inc. ka lajmëruar hyrjen në treg te produkteve të reja shtëpiake. Këto produkte, kanë mundësinë e dirigjimit përmes aplikacioneve të telefonave të mençur, duke përfshirë një kondicioner ajri të lidhur me Wi-Fi që mund të starohet edhe nga jashtë shtëpisë, një makinë larëse që mundet te shkarkoj ciklet e larjes për detergjent të ndryshëm.

Produktet e reja të Panasonic si makinat larëse, frigoriferët, monitorët për matjen e shtypjes së gjakut punojnë përmes teknologjisë NFC, e cila përdoret gjerë për pagesat elektronike në trend dhe që do t’i ndihmojë këtyre produkteve të lidhen me aplikacionet zyrtare të Android.
“Tekologjia dhe produktet si internet, telefonat dhe telefonat e mençur po përhapen dhe po hyjnë me shpejtësi të madhe në jetët tona. Kështu, edhe paisjet shtëpiake që përdorim do të ndryshojnë” tha Yukio Nakashima, drejtor ekzekutiv i sektorit të marketingut për konsumatorë në këtë kompani.
Linja e re e produkteve do të filloj shitjen në Japoni në tre muajt e ardhshëm.
Panasonic gjithashtu ka lansuar në treg një linjë të re të telefonave mobil dhe tableteve me emrin “Eluga” në Japoni dhe Europë. Telefonët mobil përdorin çipave elektronik RFID që kanë mundësinë e lidhjes me paisjet shtëpiake në fjalë. Kompania synon të rimarrë pjesën e saj në tregun internacional të telefonave mobil pas daljes së saj nga ky treg në vitin 2005. /Telegrafi/