LAJMI I FUNDIT:

“Panama Papers” zbulon emrat e parë nga Serbia

“Panama Papers” zbulon emrat e parë nga Serbia

Rrjeti për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit, KRIK në Serbi publikoi të martën emrat më të njohur nga Serbia që përfshihen tek “Dokumentet e Panamasë”, përkatësisht që kanë shfrytëzuar shërbimet e studios ligjore panameze “Mossack-Fonseca”.

Disa nga emrat e përfshirë kanë qenë nën hetim ose të akuzuar për vepra penale që kanë të bëjnë me të bërit biznes në parajsat fiskale. Në mesin e emrave është ai i afaristit Vladimir Deliq, mik familjar dhe partner afarist i kryetarit të Bashkisë së Beogradit, Sinisha Mali.

Gjithashtu është edhe emri i afaristit serb Igor Sabo, i cili ishte ndjekur edhe për keqpërdorime në procesin e privatizimit në Serbi.


Në dokumentet e Panamasë përfshihen edhe emrat e personave që besohet se ishin të lidhur me ish-presidentin Sllobodan Millosheviq dhe aferën e fshehjes së 1 miliard markave gjermane gjatë viteve të ’90-a në Qipro, transmeton tch.

Sipas investigimit “Dokumentet e Panamasë”, paratë dhe bizneset ruse hyjnë shpesh në Serbi të fshehura pas kompanive të regjistruara në “parajsat fiskale”.

Në mesin e tyre janë katër rusë të pasur që bëjnë biznes në Serbi duke përdorur praktika të tilla dhe disa prej tyre janë në listën e personave që u është ndaluar lëvizja në Bashkimin Evropian.

Oligarku rus Igor Rotenberg, shkruan KRIK, në rrugë të tilla ka blerë aksionet e kompanisë ndërtimore “PPT Ingeniering”, ndërsa afaristi serb Milan Popoviq ka hyrë në partneritet me miliarderin rus Konstantin Malofejev, i afërt me presidentin Vladimir Putin.

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori