Nga: Monika Stafa
Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë. E, bashkë me të edhe festa e librit. Ditët e kësaj feste duhet të jenë të gëzueshme, por pesha e brishtë që libri sot mbart solli gëzim vetëm në një kënd të kryeqytetit. Në cepin e fundëm të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku dhe panairi po mbahet, si një festival titujsh të panumërt, në Pallatin e Kongreseve.
E megjithëse të panumërt, shija për të përzgjedhur atë që më duhet ta përvetësoj me kohën gjithmonë e më vështirësohet.
Cila është arsyeja?
Në ditët e librit, disa veprimtari u zhvilluan në ambientet e Pallatit të Kongreseve aty ku dhe stendat me germat e mëdhenj të shtëpive botuese kishin shënuar emrat dhe logot e tyre. Në një prej tyre isha dhe unë. Quhej ‘Sofaja e librit’. Organizatorët ishin kujdesur në mënyrë të posaçme që çdo gjë të merrte vëmendjen e merituar. Autori dhe lexuesi me median në mes. Dëshira për të bërë bashkë këto komponente ishte dhe synimi i këtyre aktiviteteve që me shumë gjasë kane një kthim profiti të suksesshëm.
Në Shqipëri botohen mesatarisht çdo vit tre mijë tituj librash e më shumë. Bashkë me titujt që botohen shqip në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në vende të tjera mund të jetë dyfishi i këtij numri.
Letërsia shqip botohet edhe në Kroaci, Rumani, Itali, Gjermani, Britani, Greqi, SHBA, Francë. Libri shqip porositet, krahas botimeve të tjera, prej një shumice bibliotekash universitare e shkencore në Perëndim e në Lindje.
Duke pasur parasysh numrin e popullsisë, kjo është një shifër mjaftë e lartë. Por, jo gjithçka shprehet në shifra. Ky shpërthim i fuqishëm i dëshirës për botim lidhet edhe me daljen e shoqërisë nga kontrolli ideologjik. Ende sot ne e vuajmë këtë paranojë.
Dihet mirë se në totalitarizëm botimi i një libri ishte para së gjithash status në shoqëri, ishte garanci politike dhe ideologjike, jo vetëm autorësi e autoritet. Njëherësh, kontrolli mbi librin ishte edhe kontroll mbi mendimin. Dhe, kjo çoi në një kufizim të njohur të veprimtarisë botuese.
Të gjithë lëvdojnë sasinë e botimeve në 30 vitet e fundme, por njëherësh të gjithë lëvdojnë leximin e dikurshëm. Dhe, atëherë lind pyetja: botohet, por për kë? Kush lexon në Shqipëri, kur lexon, çfarë lexon? Shkollat, çfarë “menyje” librore u ofrojnë nxënësve? Nëse nuk lexohet, çfarë ka ndodhur me leximin?
Në Shqipëri mungon sistemi i garancive të cilësisë së librit, një trupë e denjë autoritetesh me emra publikë.
Cili autoritet dhe mbi ç’parashikime jepet ky kodifikim?
Flitet gjithashtu për rankim të librit, për treg dhe konkurrencë që mund të plotësojë këto kërkesa nuk ka.
Kjo mund të duket si një problem teknik, që u intereson vetëm një grushti profesionistësh. Por, pikërisht mungesa e këtyre garancive cilësore ka çuar deri në komprometim të vlerave, në nënçmim të tyre, në paravendosjen e botimeve mëse mesatare ndaj atyre cilësore, deri tek mirënjohjet shtetërore.
Nga mungesa e garancive standarde ligjore në botime, sidomos në ato shkencore, vjen shthurja e referencave, zëvendësimi i profesionistëve prej amatorëve dhe, mos qoftë e thënë, edhe e këtyre të fundmëve prej sharlatanëve.
Dhe, në fund, një pyetje kam për ju: a është edhe ky një ndër shkaqet që prindërit në ditë e katërt të panairit “Tirana 2022”, nxitonin te kërkonin për të vegjlit e tyre çfarëdo lloj libri, mjaftoi që të ishte në anglisht?
Pyetje e pamëshirshme …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fallmerayer dhe e kaluara shqiptare: Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

Dëshmia në gjyq e Fatos Lubonjës dhe ballafaqimi me të atin: Librat e huaj babai i merrte te Kadareja

RUBAIRAT

Masakra e Tivarit: Enveri urdhëroi - “vrisni kosovarët”!?
Amerikanët më 1912: Isa Boletini, heroi që duhet ta njihni!

Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?