Rreth 50 deputetë të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës janë regjistruar në ditën e parë, pak ditë para seancës konstituive, e caktuar më 3 gusht.
Për ta kryer këtë obligim kushtetues, i pranishëm ishte edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili për dallim prej herëve tjera, sot ishte më konfuz nëse i kanë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe themelimin e qeverisë.
I mandatuari për kryeministër nga koalicionin PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj beson se më 3 gusht do të bëhet konstituimi i Kuvendit, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë.
“Me rëndësi që e kemi të caktuar ditën e seancës, atë ditë sikurse është tradita, pra rendi i ditës do të vlen, në bazë të rendit të ditës do të procedojmë, me sa di unë do të jetë në rend dite zgjedhje e kryetarit dhe Kryesisë, besoj shumë se nuk do të humbim kohë që të pasojmë edhe me Qeverinë….cilët numra…nuk po ju kuptoj pyetjen…Kuvendi i ka 120 deputetë…gjithë do të jenë aty të shohim…gjithë janë deputetë e kanë të drejtën të votojnë ata vendosin”, tha Haradinaj.
Por, i sigurt në zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar të Kuvendit, është anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, edhe pse thotë se ende s’e kanë caktuar zyrtarisht kandidaturën e tij, porse i takon posti i kryetarit.
“Unë besoj se nuk do të jetë sfidë e parealizueshme, kryetari i Kuvendit, kandidati i PDK-së, do t’i fitoj votat në votimin e parë…ne se kemi caktuar zyrtarisht por dihet që ajo detyrë i takon të parit të partisë që është Kadri Veseli që është personi me i lartë në shtet dhe po besoj që ai do ta mbajë këtë pozitë”, tha Haliti.
Por, qëndrime krejt të kundërta kanë deputetët e koalicionit LAA dhe Vetëvendosjes. Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli thotë se nuk do ta tradhtojë partnerin e koalicionit, LDK-në, dhe veprimet në seancën e 3 gushtit do të jenë konform marrëveshjes që ka me këtë subjekt.
“Nuk e di, varet si do të jetë vendimi i koalicionit…unë do të mundohem që në kuadër të koalicionit të punoj për zgjidhjen me të mirë. Unë veproj vetëm në kornizat e marrëveshjes që kemi me koalicionin për arsye se nuk kam tradhtuar asnjëherë dhe do ta kem shumë vështir të dal prej fjalës ose prej asaj që kam nënshkruar”, theksoi Pacolli.
Kreu i AKR-së beson se edhe deputetët e tjerë të partisë së tij, do të votojnë sipas përgjegjësive.
Deputeti i koalicionit LAA, Ilir Deda u shpreh i bindur se koalicioni PAN nuk i ka numrat për zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar Kuvendi, e as formimin e Qeverisë, pasi asnjë deputet i koalicionit LAA nuk do të votojë për asnjërin.
“Është për keqardhje që gati dy muaj që ne diskutojmë për mjegullën e krijuar prej eksponentëve të koalicionit PAN, thuajse kontrabanda e deputetëve është normale dhe dikush prej deputetëve do të votoj për qeverinë e tyre. Ne nga koalicioni LAA çdo ditë jemi prononcuar se nuk ka deputetë në koalicionin tonë që do t’i japin votë PAN-it. Nuk do t’i japin votë Veselit për kryetar të Kuvendit dhe nuk do t’i japin votë Haradinajt që ta krijoj qeverinë me PDK-në, dhe kjo është e qartë, e thjeshtë tash çka mbetet të shihet dhe vërtetohet të opinioni është seanca e 3 gushtit…PAN-i duhet ta duhet ta propozoj dikë tjetër për kryetar të Kuvendit e jo Veselin, ata do të dështojnë në krijim të Qeverisë dhe pastaj koalicioni jonë dhe VV do t’i mbledhim 61 nënshkrime që të vërtetojmë tek kryetari Thaçi që ne jemi shumica parlamentare”, u shpreh ai.
Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, i cili do të jetë për herë të tretë në Kuvendin e Kosovës, akuzoi zyrën e presidentit për vonesën e thirrjes së seancës, derisa u shpreh se janë të gatshëm të udhëheqin institucionet.
“Normalisht që nuk mund të mburremi me dinamikën e asaj çfarë ndodhi sot, sepse ka mundur të ndodh shumë më herët, ka mundur të ndodh nëse ata që duhej ta thërrisnin seancën ta bënin në kohë, por po duket që persona të caktuar në zyrën e presidentit po duan edhe me shumë ta vonojnë këtë dinamikë për t’i krijuar kohë një subjekti apo krahu të caktuar politik që të manipuloj edhe me tutje me kohën. Sidoqoftë ne jemi gati për të udhëhequr me institucionet e Kosovës, tashme po shihet edhe një herë këtu shumica në cilën anë peshon”, theksoi Selimi.
I pyetur nëse janë të gatshëm të lëshojnë pe për postin e kryeministrit nëse bëjnë koalicion me koalicionin LAA, nëse koalicioni PAN dështon ta themelojë Qeverinë, Selimi tha se me LDK-në po diskutojnë për programet dhe ende nuk kanë ardhur në fazën e posteve.
Regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së gjashtë do të bëhet deri të premten. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova