LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e mahnitshme që tregojnë përballjen e parë reale dhe të vetme të Bruce Lee

Pamjet e mahnitshme që tregojnë përballjen e parë reale dhe të vetme të Bruce Lee

Nuk mund të mendosh për artet marciale pa ju shkuar mendje te legjenda Bruce Lee. Ai ishte artisti më i famshëm i arteve marciale, yll filmi dhe një ikonë e kulturës, që me lëvizjet e tij kishte inspiruar miliona persona nëpër botë.

Ai madje kishte krijuar shkollën e tij të arteve marciale të quajtur Jeet Kune Do (Mënyra e grushtit përshkues).

Ju keni parë shumë filma të Lee me dhjetëra herë, mirëpo rrallë që keni hasur në pamje reale ku shihet duke luftuar në të vërtetë.


Bruce Lee

Legjenda e arteve marciale kishte bërë sparring me studentët e tij kohë pas kohe, mirëpo vetëm një luftim i tij në MMA ishte incizuar, e që është publikuar në kanalin e Youtube: Bruce Lee Central.

Aty sqarohet se kjo është e vetmja luftë e vërtetë e Bruce Lee në MMA. Ishte një përballje me Ted Wong, njëri nga studentët e tij më të mirë.

Nuk është ende e qartë se ku është xhiruar filmi, por besohet se vendndodhja është në Kaliforni, aty ku Lee kishte themeluar shkollën e tij.

Në pamjet e publikuara, shihet se si Wong tenton t’i afrohet Lees, por legjenda nuk e lë atë të afrohet me pozicionin e tij që i lejonte të krijonte një shpejtësi të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ky8iCpqTCzs&feature=emb_title&ab_channel=Beerdy-BruceLeeCentral

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori