Pamje rrëqethëse, aeroplani me pasagjerë goditet nga rrufeja (Video)

Aeroplanë i aviokompanisë holandeze KLM, është goditur nga rrufeja derisa po ngjitej në ajër.
Ky moment nuk i ka shpëtuar kamerës e cila filmoi momentin rrëqethës, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, asnjëri nga pasagjerët apo pjesëtarët e ekuipazhit të Boeing 777 nuk është lënduar.
Videoja e këtij momenti ka përfunduar shumë shpejt në rrjetet sociale dhe brenda një kohe të shkurt është bërë virale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































