Pamje nga përleshja ndërmjet Pepes dhe Mkhitaryan në sfidën Porto-Roma

Ndeshja miqësore parasezonale ndërmjet Portos dhe Romës nuk ishte edhe aq miqësore, pasi shpërtheu një përleshje ndërmjet Pepe dhe Henrikh Mkhitaryan.
E gjithë sfida ishte shoqëruar me tensione, me trajnerët Jose Mourinho dhe Sergio Conceicao që ankoheshin te gjyqtari për ndërhyrje të ashpra.
Gjithçka kulmoi në minutën e 64 kur qendërmbrojtësi portugez e goditi në fytyrë mesfushorin armen.
Reagimi ishte i menjëhershëm dhe Mkhitaryan deshi ta godasë Pepen, ndërkohë që ndërhynë edhe futbollistët tjerë.
Krahas tyre u përfshinë edhe pjesëtarë të stafit në përpjekje që t’i ndajnë lojtarët. Gjyqtari kishte dhënë pushim freskie, në mënyrë që të qetësohej situata.
Menjëherë pas, intervenoi Mourinho duke e larguar nga loja Mkhitaryanin që të pengonte ndonjë situatë të ngjashme.
Takimi i u mbyll me rezultat të barabartë (1-1) me golat e Gianluca Mancini (56’) dhe Vitinha (89’). /Telegrafi/


































