Pamje nga sulmi fizik ndaj Xhelal Sveçlës në një lokal në Prishtinë

Rreth orës 16:00, në njërën prej lokaleve te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, është sulmuar fizikisht zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Indeksonline ishte në vendin e ngjarjes dhe pa nga afër këtë ngjarje. Fillimisht, cak i sulmit nuk ishte zv/ministri i Qeverisë “Kurti”.
Siç tregon gazetari ynë, i dyshuari sulmoi një të mitur (shitës të krem bananeve) pa kurrfarë arsye. E më pas, reagoi Sveçla duke tentuar ta qetësonte situatën.
Mirëpo, i dyshuari nuk kurseu as zv/ministrin duke e sulmuar dhe goditur me kokë.
Ndryshe, VV-ja ka hedhur poshtë në disa media se ka pas përplasje fizike.
Telegrafi kishte tentuar në vazhdimësi të flasë lidhur me rastin por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































