Sonte (e mërkurë), në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, grupi “Gjurmët” ka mbajtur koncert në sallën "1 Tetori" në Prishtinë.

Pas 31 vitesh ata janë rikthyer në skenë, me këngët që tashmë kanë zënë hapësirë në kujtesën e secilit nga ne.


Telegrafi ka siguruar disa pamje ekskluzive nga koncerti madhështor i grupit të lartpërmendur, ku shihet një numër i madh i njerëzve që janë duke u argëtuar nën ritmet e grupit "Gjurmët".

62355633 1350978835043477 7689060374120759296 n Pamje nga koncerti i Gjurmëve (Foto: Telegrafi)

“Gjurmët” shquhet si një nga grupet më ikonike të muzikës ‘rock’ në trojet shqiptare. Në fund të vitit 2015, ata patën një rikthim tjetër të madh si grup, me një gala-mbrëmje të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Përndryshe, të gjitha të hollat qe mblidhen nga ky koncert shkojnë për nder të 70-vjetorit të Shkollës së Muzikës, “Prenk Jakova”. /Telegrafi/

62650657 648042412327131 856154468637474816 n Pamje nga koncerti i Gjurmëve (Foto: Telegrafi)

64236176 857430231289350 2248591254071803904 n Pamje nga koncerti i Gjurmëve (Foto: Telegrafi)