LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga ajri që tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gaza

Pamje nga ajri që tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gaza

Pjesa më e madhe e Rripit të Gazës është shkatërruar pas më shumë se 15 muajsh bombardimesh të izraelite, duke lënë qindra mijëra palestinezë pa një vend ku të jetojnë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, rreth 90 për qind e 2.3 milionë banorëve të Gazës u zhvendosën me forcë – shumë prej tyre disa herë.

Me një armëpushim tashmë në fuqi, shumë prej tyre po kthehen në shtëpitë e tyre, por më shumë se një vit i bombardimeve izraelite i ka lënë shumicën e shtëpive në rrënoja dhe krejtësisht të pabanueshme.


“Ndalimi i gjakderdhjes është një ndjenjë e papërshkrueshme. Falënderoj Zotin që e mbijetova shëndoshë e mirë këtë luftë. Megjithatë, kur u kthyem në shtëpitë tona, nuk gjetëm gjë tjetër veç gërmadha dhe shkatërrim. Nuk mund ta përshkruaj skenën me fjalë. Nuk di çfarë të them”, ka thënë për Al Jazeera Jomaa Shadi, një palestineze e zhvendosur.

Ndërkohë, disa fotografi ajrore thuhet se tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gaza. /Telegrafi/

Palestinezët duke kaluar nëpër shtëpitë e shkatërruara në qytetin Khan Younis në Gazën jugore [Mohammed Salem/Reuters]
Sipas një analize , të paktën 60 për qind e të gjitha ndërtesave në Gaza janë shkatërruar. [Mohammed Salem/Reuters]
Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 46,707 palestinezë dhe ka plagosur 110,265. Disa vlerësime e vënë numrin aktual në shumë më të lartë. [Mohammed Salem/Reuters]
Një pamje e shkatërrimit në Rafah. Rreth 90 për qind e popullsisë së Gazës u zhvendos me forcë, duke e bërë atë ndër përqindjet më të larta të regjistruara në konfliktet moderne. [Hassan Jedi/Anadolu]
Disa ekspertë vlerësojnë se do të duhet të paktën një dekadë për të hequr 42 milionë tonë rrënoja në Gaza. [Hassan Jedi/Anadolu]
Një pamje ajrore e shkatërrimit në Jabalia në Gazën veriore. [Mahmoud Isleem/Anadolu]
Lagje të tëra janë kthyer në gërmadha, duke lënë miliona njerëz të varur nga ndihmat humanitare për strehim dhe mbijetesë. [Mahmoud Isleem/Anadolu]
Rreth 92 për qind (436,000) e njësive të banimit në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar, përveç 80 përqind të objekteve tregtare. [Mahmoud Isleem/Anadolu]

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori