Gjatë natës janë hapur argjinaturat në lumin Osum dhe Vjosë dhe një nga zonat më të prekura nga vërshimi i ujit është Novosela në Vlorë.

Forcat e ushtrisë, që prej ditës së djeshme kanë evakuuar njerëz dhe gjënë e gjallë atje.


Sipas raportimeve, janë larguar me dhjetëra familje, ndërsa niveli i lumit po rritet me shpejtësi. Më të kërcënuar janë pikërisht banorët e Novoselës.