Mediat raportojnë për të paktën 40 persona të vdekur, prej të cilëve të paktën 25 nga rrëshqitjet e dheut në Ekuador.

Ndërsa nga rrufeja që ka goditur një shkollë policie në Kueto plagosi 52 persona, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.


Në rajonin Atakama, në veri të Kilit, stuhitë morën jetën e 15 personave dhe shkatërruan shumë shtëpi dhe rrugë.

Raportohet se mijëra familje kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Presidentja e Kilit, Michele Bachelet tha se parashikimi është i zymtë dhe se duhet bërë përpjekje që të arrihet më shpejtë deri te fshatrat e izoluara, të cilave iu nevojitet ndihma, duke shtuar se pret rritje të numrit të të vdekurve në këto përmbytje.

Në mesin e njerëzve të cilëve stuhia e ujit ua mori shtëpinë është edhe minatori Victor Zamora, i cili në vitin 2010 u bë i njohur në mbarë botën pasi pati kaluar mbi dy muaj në brendi të minierës së rrënuar.

“Kjo është një tragjedi dhe tash kemi humbur gjithçka”, tha Zamora për agjencinë e lajmeve AFP. /Telegrafi/