PAMJE
Poezi nga: Paul Valery Përktheu: Muhamed Kërveshi
N’se plazhi mbështetet sot,
N’se hija trembet e vajton,
N’se lartësia syt’ me lot
Ja, edhe fjala erëmon
Tym i pastër ose ajri,
Që dridhet në vete, ngjitet
N’valët e detit përsëri
N’mbretërin’ e tij kapitet
Atë pa e dëgjuar mirë
Nëse buza dridhet n’erë
Luan gjer n’zali n’errësirë
Sa fjalë edhe pa derë!
N’dritë të dhëmbëve disi
Ka edhe zjarr në brendësi
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























