LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Kosova dhe Serbia të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden

Palmer: Kosova dhe Serbia të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden

Vizita e Zëvendës Ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer u prit me një interes të veçantë në Shqipëri për shkak të situatës së rënduar politike, ndërsa ishin të shumtë ata që hoqën paralele me ndërhyrjen amerikane për zgjidhjen e krizës në vitin 2017.

Por vetë zoti Palmer tha prerë sot se nuk kishte ardhur në Tiranë për të negociuar një zgjidhje, dhe as për të mbështetur një zgjidhje të caktuar, ndërsa pati takime me autoritetet më të larta të vendit që nga presidenti Ilir Meta, me kryeministrin Edi Rama, si dhe drejtuesit e opozitës.

Dhe përveç problemeve rreth politikës shqiptare, shkruan Zëri i Amerikës, Palmer ka folur edhe rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


Në këtë kontekst, Palmer u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të një marrëveshjeje të mundshme.

“Çështja e kufijve mundet po ashtu të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që është e rëndësishme për SHBA është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët ndjejnë se mund ta shesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden”.

Ndërsa lidhur me influencën ruse në Ballkan ai u shpreh se synimet e SHBA-së dhe synimet e Kremlinit janë në themel në kundërvënie mes tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori