Kush nuk do të buzëqeshte kur ju sheh në një pallto të tillë të bukur. Ju do të jeni në qendër të vëmendjes kudo që shkoni nëse e vishni këtë pallto të bukur kudoqoftë.

Dizajni dhe prerja e kësaj palltoje bashkohen në diçka që do të ishte në krye të listave tona të blerjes.


Një pallto s’është thjesht diçka që të mban ngrohtë. Është gjëja e parë që të tjerët shohin në veshjen tuaj dhe si e tillë duhet të lërë përshtypje të mira.

Influencuesit e modës së rrugës dhe disa koleksione alta moda vendosën që një pallto s’është mjaftueshëm për të rënë në sy. Duhen dy. Njëra mbi tjetrën ose të dekonstrukturuara.

67786 2 975c

Këto janë trende për pranverën e 2018-s, por moda kështu e ka. Majtas Celine me dy pallto dhe djathtas Balenciaga me çfarëdolloj gjëje që mund ta quash atë lloj pardesyje.

Çdo trend ka potencialin e vet dhe ndoshta duke parë si e kanë veshur të tjerët, edhe ne do të na lindin ide për të kombinuar palltot dhe pardesytë në shtëpi cipë mbi cipë. I ftohti s’ka shans të na prekë.

MON0335

MON0465

c32fe856f97d8f7ff1233999389e9424

02 double coat street style 1