Një mëngjes i shëndetshëm dhe me vlera ushqyese është çelësi për një ditë të mirë dhe produktive

Kjo është arsyeja se përse çdo shujtë nuk duhet të jetë vetëm e shijshme, por edhe e shëndetshme, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, zgjidhja më e mirë për një mëngjes të shëndetshëm janë palapetat me tërshërë.

Përbërësit: * Një vezë * Një të bardhë të vezës * Tri lugë gjelle tërshërë të mbështjellë * Tri lugë gjelle qumësht * Pluhur të kakaos (nëse dëshironi të bëni palapeta çokollate) Përgatitja: 1. Kombinoni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë. 2. Palapetat mund t’i gatuani me apo pa vaj. Vendoseni brumin në tigan, mbulojeni me kapak dhe gatuajeni derisa secila anë e palapetës ka marrë ngjyrë kafe. 3. Palapetat shërbeni me çfarëdo kombinimi që keni dëshirë. Mund ta shërbeni atë me banane dhe kiwi! /Telegrafi/