LAJMI I FUNDIT:

Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, Bajrami thotë se kanë në proces mbi 15 mijë ndërmarrje

Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, Bajrami thotë se kanë në proces mbi 15 mijë ndërmarrje

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot dhe nesër do të ekzekutohen pagesat e parapara nga Pakoja e Rimëkëmbjes për mbi 15 mijë biznese në vend.

Bajrami ka deklaruar se pagesat e parapara për ndihmën e bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19, janë gati të ekzekutohen në kohë rekord.

Sipas ministres Bajrami, secila firmë private do të përfitojë nga 290 euro për një punëtor të regjistruar.


“Ne e kemi dizajnu këtë masë, duke dashur të eliminojmë 100 për qind subjektivitetin e çfarëdo komisioni të jetë ai. Jemi vonuar tepër në implementim të masave. Kjo është masë që po implementohet në afat rekord. Tanimë i kemi në proces 15 mijë e 500 ndërmarrje, të gjitha brenda ditës së sotme dhe nesërme do të ndihmohen”, ka thënë Bajrami.

Ekzekutimi i pagesave, Hoti thotë se përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e vogla
Lexo po ashtu Ekzekutimi i pagesave, Hoti thotë se përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e vogla

Ministrja u ka bërë thirrje bizneseve private që të azhurnojnë të dhënat e tyre, në mënyrë që Ministria e Financave të mos ketë telashe me ekzekutimin e mjeteve për ta.

“Unë u shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje bizneseve që të azhurnojnë të dhënat, veçanërisht numrin e xhirollogarisë. Si indikatorë kemi marrë numrin e të punësuarve. Mjetet u shkojnë bizneseve për t’u paguar pagat punëtorëve”, ka thënë Bajrami.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Kalo në kategori