Qeveria e Kosovës thotë se promovimi dhe stimulimi i prodhimeve vendore është prioritet, gjë që sipas tyre është dëshmuar me reformën fiskale. Në anën tjetër prodhuesit kërkojnë më shumë reforma, të cilat do ta promovonin prodhimin si hap i domosdoshëm për të ndryshuar të dhënat e tregtisë së jashtme. Këto të dhëna nga Agjencisë së Statistikave tregojnë se deficiti tregtar i Kosovës është mbi 2.4 miliardë euro. Indikator ky që tregon se prodhimtaria është ende n në nivel të ulët në Kosovë.
Në përpjekjet për të krijuar kushte për bizneset prodhuese në Ministrinë e Financave thonë se reforma fiskale është një ndër hapat më të rëndësishëm për përkrahjen e tyre.
“Presim që këto masa, në periudhën afat-mesme të shërbejnë si një stimulues shtesë në ngritje të investimeve private dhe rrjedhimisht prodhimit vendor dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, thonë në Ministrinë e Financave.
Kjo ministri premton se asnjë tatim nuk do të rritet, dhe se do të shikohet mundësia e uljes së informalitetit. Ata presin që reformat fiskale do të ndikojnë edhe në depërtimin e prodhuesve tanë jashtë vendit. “Brenda një periudhe afat-gjatë pritet se do të ketë rritje graduale të aftësisë konkurruese të bizneseve kosovare edhe në tregjet ndërkombëtare”.
Në anën tjetër, edhe përfaqësues të bizneseve prodhuese në Kosovë që vazhdimisht kanë ngritur zërin për më shumë përkrahje e shohin reformën fiskale si mundësi.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se ndryshimi i politikave të bënë më konkurrues në treg, por megjithkëtë ai tërheq vërejtjen se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se prodhuesit vendor përballen me probleme të shumta. “Produktet vendore ne Kosove janë dhe duhet te jene prioritet edhe për prodhues edhe për qeverinë po ashtu edhe për qytetarin. Qeveria është ajo që duhet të krijoj hapësira politika si dhe fonde për ta”, thotë Shahini.
Sipas tij duhet të krijohen mundësi më të mira për panaire.
“Diplomacia ekonomike e ambasadat duhet ta bëjnë punën e tyre, si dhe duhet të ketë vizita te ndryshme me prodhues ”, thotë Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, i cili në fund ceku se angazhimi qeveritar nuk ka qenë i mjaftueshëm meqë importi nga Serbia viteve të fundit ka qenë shumë i lartë.
Sa i përket krijimit të mundësive për pjesmarrje në panaire është agjencia KIESA që thonë se janë duke bërë shumë në këtë drejtim.
Besian Mustafa, kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tha se po punojmë vazhdimisht për promovimin e prodhuesve si dhe stimulimin e bizneseve . “Gjatë këtij viti kemi planifikuar të subvencionojmë pjesëmarrjen e ndërmarrjeve kosovare në 12 panaire ndërkombëtare, regjionale dhe vendore ku do të promovohen dhe ekspozohen produktet kosovare.”, thotë Mustafa
Sipas tij, gjatë periudhës 2014 – 2016 KIESA në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë ka ndarë 3 milion EUR grante për prodhuesit kosovarë për ngritje të kapaciteteve prodhuese përmes programit “MSME Grants”, të implementuar nga IOM.
“Në kuadër të programit “IPA 2016” të BE-së kemi kërkuar mbështetje direkte të ndërmarrjeve kosovare në shumë prej EUR 10 milion për të mundësuar rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe certifikimin e produkteve me standarde evropiane dhe ndërkombëtare”, thotë Mustafa.
Mustafa tha se në planin e punës për vitin 2016 KIESA ka paraparë organizimin e tri panaireve për sektorin e industrisë ushqimore në Holandë ,Francë dhe Zvicër. “Në këto panaire do t’u mundësohet minimum 18 kompanive t’i ekspozojnë prodhimet e tyre”.
Sipas tij, janë edhe katër panaireve nga sektori i përpunimit të drurit në Zvicër (Bazel) i përfunduar në muajin janar 2016, Gjermani, Tiranë dhe Shkup me një pjesëmarrje prej mbi 30 kompani.
Edhe Kryeshefi ekzekutiv i KIESA-s, thotë se pako e re fiskale që ka hyrë në fuqi në shtator të 2015 ka ndikuar pozitivisht në kushtet e prodhimit, importit të lëndës bazë si dhe eksportit të produkteve kosovare.
Por kështu nuk mendon Sylejman Konushefci, menaxher në fabrikën e prodhimit të vajit “Nora Trading” në komunën e Podujevëm, i cili thotë se politikat aktuale ndaj prodhuesve vendor nuk janë aspak të përshtatshme. Sipas tij këto politika janë barrë e jo lehtësim për prodhuesin. “Duhet urgjent me ndryshu politikat aktuale sepse nuk janë aspak të dobishme për neve si prodhues”, thotë Konushefci.
Ai thotë se prodhuesit vazhdimisht i kanë bërë presion qeverisë për ndryshimin e politikave, mirëpo, siç tha ai deri me tani nuk është bërë asgjë. “Pastaj edhe TVSH e doganat janë një problem tjetër”, shton ai.
Sipas Konushefcit, gjendja aktuale nëpër të cilën po kalojnë prodhuesit është arsyeja që po i shtynë ata të largohen nga Kosova. “Çdo biznes i llogarit profitet e veta dhe ne momentin qe e sheh politiken këtu ai lakmon me u largu prej Kosovës dhe shkon ne ndonjë vend tjetër ku ofrohen politika e lehtësira si ne Maqedoni p.sh. ku për 5 vjet nuk ke tatim , kamatat janë 0”, thotë menaxheri i fabrikës së prodhimit të vajit, “Nora Trading”, Sylejman Konushefci.
Në krah të kritikave të prodhuesve është vënë edhe opozita, e cila po e kritikon qeverinë e Kosovës për stimulim të importit.
“Prodhuesit e tjerë ndihmohen nga shtetet përkatëse, dhe arrijnë që t’i shesin me çmim shumë më të ulët prodhimet e tyre edhe në Kosovë , ndërkaq tek ne prodhuesve po u pamundësohet rritja dhe zhvillimi i biznesit”, tha Adonis Tahiri zëdhënës në Lëvizjen Vetëvendosje.
Tahiri thotë se mungojnë politikat e favorshme, gjë që sipas tij po ndikon edhe në rënien e blerjes së produkteve vendore , të cilat me që të pa ndihmuara nga shteti mbesin me çmim të lartë. “Edhe në rastet kur ka prodhim, Qeveria e Kosovës nuk ua siguron tregun, dhe për pasojë shumë prodhues vendor i asgjësojnë dhe hedhin prodhimet e tyre”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri