LAJMI I FUNDIT:

“Paketa e Maleve” në Shqipëri, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë zero taksa për 10 vjet

“Paketa e Maleve” në Shqipëri, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë zero taksa për 10 vjet

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e cilësoi “Paketën e Maleve”, një mundësi për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Ministri ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë, që ofron lehtësi, për të investuar në vendlindjen e tyre, në tokën e të parëve.

“500 sipërmarrësit e parë do të kenë 0 taksa e 0 tatim për 10 vitet e para, ndërsa në fund të investimit, toka bëhet e investitorit me vetëm 1 euro”, tha Gonxhja.


Sipas tij, kjo është një nismë që i jep jetë zonave rurale e malore, një urë nga e drejta zakonore tek pronësia e ligjshme, duke i dhënë një shtysë të madhe edhe kthimit të diasporës e zhvillimit ekonomik.

Paketa e Maleve, e miratuar së fundi në Kuvendin e Shqipërisë, do t’i mundësojë të gjithë atyre që duan të investojnë në Shqipërinë rurale, në një truall që nuk ka titullin përfundimtar të pronësisë, të kenë garanci të plotë për investimin e tyre, në agroturizëm, qendër aktivitetesh malore e sportive apo bujtina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Drejtësi
Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Kronika e Zezë

"Kemi pasur pritje më të mëdha", Haziri: Duhet hetim i plotë për votat me postë

Lajme
Kalo në kategori