Pak pas akuzave publike, pajtohen Dafina dhe Labi

Në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, një nga momentet që tërhoqi vëmendjen e të ftuarve ishte pikërisht prezenca e Dafina Zeqirit.
Këngëtarja, e cila vetëm disa muaj më parë kishte pasur një përplasje publike me moderatorin, këtë herë u shfaq e buzëqeshur dhe pjesë e atmosferës festive.
Kujtojmë se në prill, Labi ishte shprehur publikisht i zhgënjyer me Dafinën, duke e cilësuar si 'mosmirënjohëse' pasi ai nuk ishte ftuar në ditëlindjen e artistes, ndonëse - sipas tij - i kishte qenë mbështetje për vite me radhë.

Reagimi i Dafinës asokohe erdhi në formën e disa postimeve ironike, që u interpretuan si përgjigje ndaj deklaratave të Labit.
Megjithatë, mbrëmja e kaluar tregoi se tensionet i ka marrë koha. Dafina jo vetëm që mori pjesë në event, por edhe ndau një urim publik për moderatorin, duke i dhënë fund çdo dyshimi për raportin e tyre.
Në një postim të publikuar gjatë festës, artistja shkroi: “Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim Labinot. Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja".
Ky veprim është interpretuar si një shenjë pajtimi dhe rikthim i normalitetit mes dy figurave publike.

Festimi i 25 viteve të karrierës së Labit u shndërrua kështu jo vetëm në një natë plot muzikë e VIP-a, por edhe në një moment simbolik bashkimi. /Telegrafi/




























































