Humanisti dhe hoxha i njohur, Halil Kastrati ka konfirmuar pajtimin e dy tifozërive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, “Shvercerave” të Shkupit dhe “Ballistëve” të Shkëndijës nga Tetova.

“Shvercerat” dhe “Ballistët” kanë kohë që kishin acaruar dhe tensionuar raportet mes vete dhe kulmi ishtë këtë muaj.


Tifozët e Shkupit shfrytëzuan ndeshjen e Kupës ndaj Shkëndijës për të hyrë në fushë dhe për t’i sulmuar lojtarët, gjë që irritoi tifozët nga Tetova, të cilët kërcënuan me veprime reciproke.

shkupi shkendija 2

Megjithatë, nuk ka shkuar larg dhe tashmë është arritur paqja mes dy tifozërive dhe e gjithë kjo me ndërmjetësimin e humanistit dhe hoxhës së njohur, Halil Kastrati.

Është vet Kastrati, i cili me anë të profilit privat ka konfirmuar se dy tifozëritë kanë shtrirë dorën e pajtimit dhe kanë dhënë besën në Prekazin legjendar.

Postimi pa ndërhyrje i Halil KastratitMision vellazeror Para nje jave ishim ne Shkup me perfaqesuesit e dy tifo grupeve, Shvercerat e Shkupit dhe Ballistet e Tetoves Tani gjindemi ne Prekazin Legjendar, ketu do jepet Besa dhe do te shtrihet dora e pajtimit ashtu siç e do Zoti dhe tradita jone Shqiptare Shqiptare, Gjithmone qofshim faqebardhe!/Telegrafi/

telegrafi sport app