Nuk ka rregullore ligjore lidhur me atë se kush mund t’ju spiunojë. Pajisje për regjistrime audio dhe video mund të blihen shumë lehtë në internet edhe atë në formë të syzeve, lapsit kimik, broshit dhe orëve të dorës. Por, mund të gjenden edhe në shitore. “Login Elektroniks” është ndërmarrja që importon dhe shet të ashtuquajturën pajisje për spiunim. Ndoshta është më e shtrenjtë sesa ajo që mund të gjendet në internet por është më cilësore, njofton Alsat M.
Po. Ka interes. Kërkojnë edhe atë kërkojnë për qëllime të ndryshme. Kur njerëzit kërkojnë të blejnë pajisje të këtillë zakonisht a tregojnë për çfarë duan ta përdorin? Po, disa tregojnë e disa jo. Më shpesh pajisjet për shtëpi i marrin për ruajtjen e foshnjave, për dado. Për shembull, syzet i marrin për sport dhe rekreim. Ndërsa i marrin edhe nëse duan si detektiv të regjistrojnë atje ku kalojnë që më pas kjo të mund të shfrytëzohet në gjykatë dhe ngjashëm. Lapsin kimik e kanë kërkuar edhe si dëshmi se dikush e torturon dikë. I kërkojnë për gjëra të ndryshme – thotë Vase Anastovski, i punësuar në “Login Elektroniks”.
Opinionit ende i kujtohet rasti me dadon e cila rrihte foshnjën 9 muajshe, ndërsa prindërit, pas regjistrimit sekret, rastin e paraqitën në polici. Regjistrimi ishte dëshmi në procedurën gjyqësore. Por, avokati Aleksandar Nakov rekomandon që këto të mos shfrytëzohen, meqë kufizohen me atë që është e lejuar dhe qytetarët mund të përgjigjen penalisht.
Nëse këto pajisje përdoren për të siguruar pronën personale, pronësinë, sigurinë personale të qytetarit, të pronarit të banesës, kjo është në suazat e të lejuarës. Por, shembullin që e përmendët, nëse është dorëzuar në procedurë me kallëzim penal në prokurorinë kompetente publike, kuptohet është e domosdoshme të bëhet ekspertizë që të vërtetohet besueshmëria e asaj që e shohim në regjistrim. A është ky personi dhe nëse është veprimi që e ka kryer që të mund ta përdorin si provë valide, në procedurën ku gjithsesi do të dëshmohet faji – deklaroi Aleksandar Nakov, Avokat dhe ish prokuror.
Përgjimi dhe ndjekja janë përfshirë me dy ligje në Maqedoni. Në ligjin për procedurë penale thuhet se vetëm gjykata, me kërkesë të prokurorit publik, mund të miratojë masa të posaçme hetim ore siç është regjistrimi dhe ndjekja. Ndërsa kodi penal i rregullon dënimet për përdorim të paautorizuar të pajisjeve për regjistrim të fshehtë, që shkojnë maksimum deri në tre vjet dënim me burg. Pushteti përdor pajisje të pazakonshme për regjistrim, thotë profesoresha e fakultetit matematiko-natyror, eksperte e autorizuar gjyqësore e shkencave fizike, Mimoza Ristova.
Pushteti jonë përveç që është i inkriminuar në ndjekjen e komunikimeve, gjithashtu shërbehet me lodra të këtilla, ku në rastin “Metastaza” u përdor pajisja e këtillë, edhe atë njëri nga miqtë e mi, viktimë e këtij rasti pohon se bashkëbiseduesi i tij pajisjen e ka pasur në sy. Unë kontrollova në internet dhe pashë se ekziston sy i këtillë artificial si pajisje – tha Mimoza Ristova, profesoreshë universitare.
Opinioni disa herë deri më tani kishte mundësi të shohë video regjistrime të bëra me masa të posaçme hetimore, të cilat sipas cilësisë duket se janë bërë me pajisje që gjenden lehtë në treg. Regjistrimet, në vend që të ngelin të fshehta dhe të kapshme vetëm në procedurë gjyqësore, ato përfunduan në internet. Prokuroria publike asnjëherë nuk zbuloi se si ka ndodhur kjo dhe kush duhet të jep llogari për publikimin e paligjshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025