LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti: Vetëkënaqësia e lojtarëve na mohoi fitoren

Pajaziti: Vetëkënaqësia e lojtarëve na mohoi fitoren

Trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti, është shprehur maksimalisht i zhgënjyer me mënyrën se si skuadra e tij u mposht në “Shahin Haxhiislami” ndaj Istogut, 1-0.

“Ishte ndeshja që kemi mundur ta fitojmë më së lehti, por vetëkënaqësia e lojtarëve na mohoi një gjë të tillë. Kemi ardhur në fazën më të vështirë të kampionatit, sepse skuadrat komponohen dhe kërkojnë pikë”, theksoi Pajaziti për Supersport Kosova.

“Kartoni i kuq? Një fëmijë edukohet dhe formohet deri në moshën 5-vjeçare. Tani nëse filloj me dënime, do ta humb gjithë ekipin. Shpresoj që t’i eliminojmë ngadalë këto gjeste”, shtoi ai.