LAJMI I FUNDIT:

Pagat shtesë për inspektoratet e arsimit, ende nuk janë proceduar

Pagat shtesë për inspektoratet e arsimit, ende nuk janë proceduar

Në ligjin e ri për Inspektorat të Arsimit, parashihet që inspektoratit të arsimit t’i njihet e drejta e marrjes së pagës shtesë mbi pagën bazë në emër të rrezikshmërisë për kushtet specifike të punës.

Mirëpo, drejtori i inspektimit të MASHT-it, Defrim Gashi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se  deri më sot nuk e kanë realizuar këtë ligj.

Sipas tij, ata i kanë përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme të cilat i ka kërkuar Ministria e Administratës Publike (MAP).


“Neni 26 i Ligjit nr. 06/L-046 e parasheh “Pagesën shtesë”, për inspektorët e arsimit. Kemi përgatit të gjitha dokumentet e nevojshme të cilin e ka kërkuar MAP-i. Jemi në pritje të miratimit të kërkesës . Deri sot nuk e kemi të realizuar kërkesën”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, për Telegrafin tregoi se kërkesat ende janë duke u shqyrtuar.

Siç tha ai, këto kërkesa nuk shqyrtohen vetëm nga një ligj në fuqi por edhe nga ligjet tjera të cilat rregullojnë pagesat për zyrtarët publik.

“Kërkesat janë duke u shqyrtuar, por këto kërkesa nuk shqyrtohen vetëm nga aspekti i një ligji por edhe ligjeve tjera të cilat rregullojnë pagesa për zyrtarët publike”, theksoi Jagxhillar.

Ndryshe, në nenin 26 në ligjin për Inspektorat të Arsimit thuhet: “1/Inspektorit të Arsimit i njihet e drejta e marrjes së pagës shtesë mbi pagën bazë në emër të rrezikshmërisë për kushtet specifike të punës. 2/Shtesat sipas paragrafit 1 të këtij neni do të bëhen sipas dispozitave të Ligjit për shërbimin civil dhe Ligjit për pagat e nëpunësve civil”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori