LAJMI I FUNDIT:

Pagat e mjekëve, infermierëve dhe specializantëve sipas ligjit të ri

Pagat e mjekëve, infermierëve dhe specializantëve sipas ligjit të ri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 123-të ka marr vendim që ta caktoj koeficientin e pagave për mbi 82 mijë shërbyes të sektorit publik.

Sipas vendimit, për vitin 2023 vlera e këtij koeficienti është 105 euro, ndërsa për 2024-në pritet të jetë 110 euro, shkruan Telegrafi.

Bazuar në nivelin e koeficientit prej 14 për drejtuesin e SHSKUK-së, paga për të pritet të jetë 1,470 euro.


Mjeku specialist pritet të paguhet 1,260 euro, mjeku i përgjithshëm do të merr pagë bruto prej 777 euro, ndërsa mjeku në specializim do të paguhet me 840 euro.

Kryeinfermieri do të merr pagë prej 672 euro deri 651 euro.

Si ta llogarisni pagën bruto në neto me koeficientin e ri prej 105 euro?
Lexo po ashtu Si ta llogarisni pagën bruto në neto me koeficientin e ri prej 105 euro?

Pagë prej 588 euro deri 535.5 euro do të marrin infermierët, derisa ndihmësi i tij do të paguhet 472.5 euro. /Telegrafi/