Paga mesatare në Maqedoninë e Veriut brenda dy vjetëve të fundit ka shënuar rritje për rreth 3 mijë denarë (rreth 50 euro), duke arritur vlerën prej rreth 28 mijë denarësh (pak më shumë se 450 euro), derisa paga mesatare gjatë vitit 2018 arrinte vlerën prej 25 mijë denarësh.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore bëjnë të ditur se paga mesatare në shumë lëmi të sektorit privat gjatë vitit 2020 ka qenë shumë më e ulët se paga mesatare.
“Shumë veprimtari nga sektori privat regjistrojnë paga mesatare më të ulëta se sektori publik, edhe përskaj faktit që bizneset e vendit janë shtytësit kryesorë të ekonomisë. Nëse merret parasysh industria e tekstilit në përgjithësi, në 3 muajt e fundit të vitit 2020 ka regjistruar page mesatare prej 17.509 denarësh (285 euro), ndërsa sektori i përpunimit të lëkurës dhe të ngjashme, ka pagë mesatare prej 15.890 denarësh (255 euro), që është shumë pak më e lartë se paga minimale”.
“Një sektor tjetër me paga më të ulëta se paga mesatare ka të bëjë me objektet e akomodimit nga 19.593 (323 euro), përgatitje dhe shërbim të ushqimit prej 17.859 denarësh (290 euro). Në anën tjetër, në administrimin publik (në institucionet e shtetit) për periudhën e njëjtë, është regjistruar pagë mesatare prej 30.117 denarësh, (490 euro) që është më tepër se pjesa më e madhe e veprimtarive të sektorit privat ”, bën të ditur Durim Zeqiri për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se në Maqedoninë e Veriut ka 750 mijë të punësuar, prej të cilëve 130 mijë janë të angazhuar në sektorin publik, ku pagat janë shumë më të larta, por siç thekson ai, vetëm nëpërmjet përforcimit të sektorit privat, e gjithë ekonomia do të përfitojë, sidomos në aspekt të zbutjes së papunësisë, rritjes së standardit dhe kualitetit jetësor të qytetareve.
“Me qëllim të përmirësimit të standardit socio-ekonomik të punonjësve në sektorin privat dhe jo vetëm, qeveria në periudhën vijuese duhet që nëpërmjet lehtësimeve tatimore të nxisë kompanitë të investojnë, t’u sigurojë qasje në financa me çka do të sigurojnë edhe më tepër resurse për operim”, thotë Zeqiri.
Edhe nga Drejtoria e Zonave Zhvillimore Industriale Teknologjike kanë bërë të ditur se investitorët e huaj paguajnë paga nën mesatare ku janë të përfshirë rreth 14 mijë të punësuar.
Në bazë të të dhënave të vitit 2018, bruto pagat në Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike kanë qenë paga për 6.2 për qind më të ulëta krahasuar me pagën mesatare, përderisa në vitin 2019 pagat në këtë sektor kanë qenë për 5.4 për qind më të ulëta krahasuar me pagën mesatare.
“Personalisht, vlerësoj se kjo temë është e rëndësishme pasi 14 mijë bashkëqytetarë tanë e realizojnë të drejtën e tyre për të pasur një jetë me dinjitet drejtpërdrejt nga këto zona, prandaj vlerësoj se kjo temë është shumë e rëndësishme gjatë bisedimeve me investitorët.
“Për mua ishte befasuese në kuptim negativ që kompanitë e përparuara në aspektin teknologjik, paguajnë paga më të ulëta se të tjerët në suazat e ekonomisë. Nuk jemi të kënaqur me nivelin e pagave që njerëzit marrin dhe mendojmë se ky nivel duhet të jetë më i lartë. Nuk është presion ose imponim. Nuk do t’u imponojmë, por me program të veçantë për aftësitë dhe zhvillimin e produktivitetit, do t’i inkurajojmë punëdhënësit”, ka deklaruar në fillim të këtij viti Jovan Despotovski, drejtor i Zonave Zhvillimore Industriale Teknologjike.
Ndryshe nga Banka Botërore kanë theksuar se ekonomisë së Maqedonisë së Veriut do t’i duhen të paktën disa vjet për t’u këndellur nga goditja e krizës së pandemisë.
Do theksuar se me pakon e masave anti-krizë të qeverisë për të zbutur goditjen që pësuan bizneset nga pandemia, u përfshinë 60 mijë të punësuar në sektorin privat.
Ndërkohë, nga arka e shtetit gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar 142 milionë euro për të ndihmuar kompanitë e goditura nga kriza e pandemisë që të mos e ulin numrin e të punësuarve.
Në këto rrethana, nga sektori i biznesit thonë se nivelizimi i pagës së të punësuarve në sektorin real me pagat që marrin administratorët, është i vështirë pasi shumë kompani ndodhen përballë sfidës së mbijetesës.
Angell Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve në Maqedoninë e Veriut thotë për Radion Evropa e Lirë se ndihma financiare për pagesën e pagave ishte më se e mirëseardhur për kompanitë që arritën t’i plotësojnë kriteret, pasi me këto mjete, ata siguruan paga edhe për punëtorët që shkonin në punë dhe për rata të cilët ishin të liruar nga puna si rrjedhojë e masave të qeverisë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
“Kompanitë që morën ndihma financiare në këto kushte, në të cilat ndodhet ekonomia e vendit, nuk mund të flasin për rritje të pagave, por për pagesën e pagës minimale në kohë ose pagë në bazë të kontratën, me të cilën i kanë angazhuar të punësuarit e tyre”, thotë Dimitrov.
Ai shton se për t’u rritur pagat në sektorin real që paraqet një shtyllë mbi të cilën mbështetet zhvillimi ekonomik i vendit, duhet të plotësohen disa parakushte.
“Mënyra e vetme për rritjen e pagës mesatare, është rritja e produktivitetit dhe kjo mund të arrihet përmes ndryshimit të strukturës së ekonomisë, me ç’rast do të zhvilloheshin veprimtari me vlera më të larta, të cilat do të jenë konkurruese në tregun e jashtëm. Por, për t’u arritur kjo, na nevojitet kapital , investime, më shumë njohuri, na nevojitet kuadër i kualifikuar”.
“Kjo do të thotë ndryshime rrënjësore në sistemin arsimor me atë që diplomat që do të marrin nxënësit e shkollave të mesme, përkatësisht studentët, të sigurojnë dije të tillë që do të mundësojë vende pune më të sofistikuara dhe të cilat do të sigurojnë paga më të larta”, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Organizatës së punëdhënësve, Angell Dimitrov, organizate kjo e cila përfaqëson më shumë se 15 sektorë të ndryshëm në ekonominë e Maqedonisë së Veriut, me rreth 70 mijë të punësuar në rreth 1000 kompani në sektorin privat.
Ndërkaq, Menderes Kuçi, afarist, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se konkurrenca jolojale është ajo që më së shumti ngulfat sektorin e biznesit, me këtë dhe pamundëson rritjen e pagave në sektorin real.
“Si dukuri që e tangon biznesin, është ekonomia informale, të cilën nuk po e lufton sa duhet shteti me ngushëllimin e vetëm se heq qafe një pjesë të njerëzve, për të cilët më lehtë e ka të mos e çajë kokën duke u mundësuar që të sigurojnë të ardhura minimale. Në këtë mënyrë ndoshta lejon që shumë biznese të gjenden komod duke paguar një pagë shumë të dobët, por të qëndrueshme”, thotë Kuçi.
Sipas të dhënave të “Al Jazeera Balkans”, paga mesatare në Slloveni është 1.181.35 euro, në Kroaci 890.41, në Mal të Zi 525 euro, në Serbi 512.19 euro, në Bosnje dhe Hercegovinë 490.76 euro dhe në Maqedoni të Veriut 454.31 euro./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova