LAJMI I FUNDIT:

Paga mesatare në Shqipëri u rrit në 725 euro në vitin 2023

Paga mesatare në Shqipëri u rrit në 725 euro në vitin 2023

Paga mesatare në Shqipëri u rrit pothuajse me 10 mijë lekë, krahasuar me një vit më parë. Çka do të thotë se nëse në fund të 2022 një i punësuar paguhej me 66 mijë e 14 lekë, në fund të 2023 paga e tij u rrit me 13.7% duke arritur në 75 mijë lekë (725 euro).

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se ishte ndikimi i administratës publike shkaku kryesor në rritjen e pagave në 2023 me 16.2%, rritja më e lartë e ndërsa më pak  ndikuan grup-aktivitetet financiare e të sigurimit.

“Pikërisht për shkak të iniciativës që mori qeveria nuk është kapur nga tregu privat. Nëse kapet atëherë do ndryshojë edhe kjo renditje.”, thotë Pano Soko, ekspert.


Nëse ndalemi sipas sektorëve, diferenca vjetor e pagës mesatare bruto të një të punësuari  në shtet u rrit me 18%. Ndërsa tek sektori privat ky ndikim u reflektua më pak teksa u rritën me 11.5% krahasuar me fundin e 2022. Pabarazia në paga shtet-privat është thelluar në këtë periudhë, me 18 mijë e 464 lekë.

“Do ketë mospërputhje ritmesh kur vjen puna tek e njëjta gjatësi vale ndërmjet tyre. Sepse privati do të mundohet të rezistojë sa më shumë për të mos rritur kostot.”, vijon Soko.

Por kush paguhet më shumë e kush më pak? Është sektori i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me pagën më të lartë rreth 145 mijë lekëve, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 115 mijë lekë, administrata 87 mijë lekë. Ndërsa më pak paguhet bujqësia dhe industria me përkatësisht 49 mijë lekë dhe 64 mijë lekë.

“Është  ekonomia e së tashmes që është e bazuar  në shërbime financiare 1 dhe teknologjia 2. Që në të ardhme shumë të afërt do dali në pah. Kjo është mënyrë e re si bëhet ekonomi sot. Nëse specifikohemi sipas profesioneve janë menaxherët dhe ligjvënësit me pagat më të larta ndërsa profesionet elementare me pagat më të ulëta.”, vijon më tej Pano Soko./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori