Disa mbajtën greva e ca të tjerë edhe protesta. Format e reagimeve ndaj draft ligjit për paga të Administratës Publike ka nxitur një valë reagimesh, kryesisht tek punonjësit administrativë të institucioneve publike, të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal ka planifikuar të i rehatojnë të ardhurat e tyre që vijnë nga buxheti i shtetit.
Ligji i ri për Pagat kishte ardhur si nevojë që të bëhet nivelimi i pagave të punonjësve publik, që të mos ketë dallime të mëdha mes stafit drejtues dhe nëpunësve si dhe për të zbatuar parimin “sa punë aq pagë”.
Megjithatë nëse shihet draft ligji për Paga i publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, respektivisht Qeverisë, dhe përllogariten koeficientet e paraparë me këtë draft herë pagën bazë të përcaktuar në konsultimet publike gjatë draftimit të projektligjit, që është 239 euro, atëherë del se zyrtarët e lartë të shtetit dhe drejtues me grada më të larta përfitojnë më tepër nga ky ligj ngase edhe rangohen më lartë me koeficiente.
Ta zëmë presidenti i shtetit do të prijë për nga shuma e pagës mujore për dallim prej drejtuesve të Qeverisë dhe Kuvendit.
Sipas projektligjit të ri për pagat, presidenti që mban koeficientin 12 do të ketë pagën 2868 euro, që i bie diku 196 euro më shumë se që e ka aktualisht e që është 2672 euro (sipas deklarimit të pasurisë).
Ai pasohet menjëherë nga kryeministri, kryetarin e Kuvendit si dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese që do të kenë pagën 2390 euro, ngase kanë koeficientin e pagës 10.
Nëse krahasohet kjo pagë me ato aktualet që kanë kryeministri i Kosovës (1130 sipas deklarimit të pasurisë) atëherë ky do të ketë rritje të pagesë prej 1260 eurove. Por Kjo ka ndryshuar me vendimin e 20 dhjetorit të vitit 2017, kur ai vendosi të ia bëjë vetës pagën 2,950 euro. Tash, në këtë pagën aktuale, sipas Ligjit për Paga, nëse ky hyn në fuqi, Haradinaj do të pësojë pak zbritje, saktësisht zbritje prej 560 eurove në pagë.
Kryetarit të Kuvendit që aktualisht e ka rrogën 2555 sipas deklarimit të pasurisë nga ai, i zvogëlohet pak paga, diku për 165 euro. Ndërsa kryetares së Gjykatës Kushtetuese, që ka rrogën 3108 euro i zvogëlohet paga për 718 euro.
Me koeficientin 9 janë caktuar pagat e Kryetarit të Gjykatës Supreme, Kryeprokurorit të Shtetit, Kryetarit të Këshillit Gjyqësor si dhe Kryetarit të Këshillit Prokurorial që do të kenë, nëse kalon dhe miratohet ligji, pagën prej 2151 euro në muaj.
Nga 1912 euro në muaj, ndërkaq, do të kenë pagat avokati i popullit, nënkryetarët e Kuvendit, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, zëvendëskryeministrat si dhe zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese, që kategorizohen me koeficiente 8 të pagesë.
Nëse shikohet ta zëmë kategorizimi i pagave të qeverisë qendrore, ministrat do të kenë pagë prej afro 1792 euro ndërsa zëvendësit e tyre nga 1434 euro.
Shefat e stafit në kabinete të Kuvendit, Presidencës dhe Qeverisë do të kenë pagë prej 1314 euro. Njësoj do të kenë pagat edhe këshilltarët e lartë politik. Zëvendësshefat e kabineteve ndërkaq, që kanë koeficientin 5 të pagesë, do të kenë pagë prej 1195 eurosh. Drejtorët, përveç ai i drejtoratit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që do të ketë pagë prej 1266 eurosh, nuk janë të përfshirë në draft ligjin për paga.
Këshilltari i parë dhe i dytë në Kuvend, Presidencë, zyrën e kryeministrit dhe nëpër ministri do të kenë pagë me koeficientin 4.5 e që i bie 1075.5 eurosh në muaj.
Sa i përket qeverisjes lokale, për nga paga më e lartë prinë kryetari i Komunës së Prishtinës, apo kryeqytetit, që është kategorizuar në koeficientin e njëjtë me atë të komandantit Suprem të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me koficientë 7, që do të thotë se këta dy do të kenë pagën 1673 euro.
Kryetarët e komunave tjera, që kanë nga 41,35, 31 këshilltarë komunal, do të kenë ndërkaq pagë prej 1434 euro pagë mujore. Ndërsa në komunat që kanë nën 31 këshilltar komunal, paga e kryetarit do të jetë pak më e ulët, pra afro 1314 euro. Drejtorët komunal ndërkaq janë paraparë të kenë koficientë prej 3.65 që i bie se paga e tyre do të jetë 872.35 euro, baraz me pagën e nënkryetarëve të komunave. Shefi i kabinetit të kryetarit të një komune ndërkaq do të ketë pagë prej 478 eurosh.
E anëtaret e Kuvendit Komunal, që janë kategorizuar me koficientë 1.70 do të kenë pagë mujore prej 406.3 eurosh.
Projektligji për pagat ka ngritur debat dhe reagime nga punonjës të institucioneve publike. Së fundi kanë reaguar Odat e profesionistëve shënde4tësor si ata të mjekëve profesionalë, infermiereve, farmacistëve dhe fizioterapistëve. Reagime ka pasur edhe nga punonjës burgut, si dhe administrata e prokurorive dhe gjykatave që ankohen se nuk janë përfshirë në rritjen që i prek gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë në institucionet ku ata punojnë.
Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor të vitit të kaluar ka marrë vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar. Por pagat ua ka ulur për 32.50 euro zëvendësministrave.
Deri para marrjes së këtij vendimi, niveli i pagave të kabinetit qeveritar nuk ka qenë në këtë nivel. Paga e Kryeministrit ka qenë 1,443.20 euro, ndërsa me vendimin e marrë kjo pagë është rritur në 2,950 euro, rritje kjo për 100 për qind.
Rritja e pagës së Kryeministrit Ramush Haradinaj nuk është rritja e vetme. Rritje të lartë në pagë kanë përfituar dhe vartësit e tij.
Nga 2,500 euro do të paguhen zëvendëskryeministrat, ndërsa më herët janë paguar nga 1,356.30 euro, një rritje kjo për 90 për qind.
Ministrat tash paguhen 2,000 euro për muaj, nga 1,270.50 euro që ishin paguar më herët, me një rritje prej më shumë se 70 për qind prej dhjetorit.
Nëse hyn në fuqi Ligji i ri për Paga, këto shifra ndryshojnë.
KosovaPress në ditët në vijim do të paraqes edhe pasqyrën e pagave të punonjëseve të institucioneve të sundimit të ligjit, arsimit dhe shëndetësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM: Paga minimale duhet të jetë 500 euro, të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Fetai: Jemi në fazën përfundimtare të propozim ligjit për përfaqësim të drejtë

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë