Shtatë vjet e katër muaj e 28 ditë. Kaq kohë morën tentimet e drejtësisë kosovare për ta zbardhur rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt. 24-vjeçarja nga fshati Strellc i Ulët i Deçanit – pjesa perëndimore e Kosovës – u vra më 9 nëntor, 2015, me dy plumba në kokë.
Edhe 2 mijë e 705 ditë nga vrasja e saj, vrasësi është ende i lirë dhe i panjohur për organet e drejtësisë.
Për 38 ditë në vitin 2015, familja Pajazitaj nuk dinte asgjë për Donjetën, derisa trupi i saj u gjet i dekompozuar në Bjeshkën e Strellcit. Pak ditë më vonë, familjarët morën vesh se i dyshuar kryesor për vrasjen e saj ishte kushëriri i afërt i tyre, Naser Pajazitaj, atëherë 60-vjeç.
Pas 10 vendimeve gjyqësore, ku herë u shpall i pafajshëm e herë u dënua me burgim të përjetshëm, Naser Pajazitaj u lirua nga të gjitha akuzat më 6 prill, 2023. Ai doli nga burgu dhe shkoi në shtëpi.
Për herë të fundit, Donjeta ishte parë jo shumë larg lagjes ku jetonte edhe ajo, edhe Naser Pajazitaj.
Në afërsi të këtij lokacioni, pas dy muajsh u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj. Sipas dokumenteve të prokurorisë, ajo ishte vrarë me dy plumba në kokë.
Nga dita e arrestimit e deri te lirimi i Naser Pajazitajt kaluan gati 5 vjet e 10 muaj.
Gjatë kësaj kohe, familjarëve u janë shtuar dhimbjet nga proceset e vazhdueshme gjyqësore.
“Sa mendojmë që po përfundon… ose po kthehet në rigjykim, ose po anulohen vendimet. Kjo është shumë e rëndë. Nuk po mund të pajtohemi. Vetëm inshallah, nëse jo nga drejtësia, dënimin prej Zotit ndonjëherë e merr”, tha vëllai i Donjetës, Shkëlqim Pajazitaj, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në dhjetor të vitit 2022.
Kronologjia e vrasjes së Donjeta Pajazitajt
9 nëntor 2015
Familja Pajazitaj raportoi në Policinë e Kosovës se 24-vjeçarja Donjeta është zhdukur, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi atë ditë.
9 nëntor 2015
Donjeta Pajazitaj dyshohet se u vra të njëjtën ditë me dy plumba në kokë në rrugën që çon drejt bjeshkës së fshatit Strellc në Komunën e Deçanit.
17 dhjetor 2015
Trupi i Donjetës u gjet afër një lokacioni të njohur si “Kroi i Lajthisë”. Trupi i saj ishte mbuluar me drunj, në tentim për ta fshehur krimin.
22 dhjetor 2015
U arrestua kushëriri 60-vjeçar i Donjetës, Naser Pajazitaj, si i dyshuari kryesor për vrasjen e Donjetës.
8 qershor 2017
Prokuroria Themelore e Pejës ngriti aktakuzë ndaj Naser Pajazitajt për vrasje të rëndë.
Çka thuhej në aktakuzë?
Në aktakuzë thuhej se Naser Pajazitaj, më 9 nëntor të vitit 2015, e kishte marrë kushërirën e tij, Donjetën, pak metra larg shtëpisë së saj me veturë. Më pas, thuhej se ai e kishte çuar 24-vjeçaren disa kilometra më larg, ku e kishte vrarë me dy plumba në kokë. Ai akuzohej se e kishte mbuluar trupin e Donjetës me drunj dhe kishte ikur nga vendi i krimit.
Hetimet dhe gjykimi janë fokusuar kryesisht rreth alibisë së Pajazitajt, deklaratave të dëshmitarëve, të cilët dyshohet se kishin parë apo kontaktuar atë dhe gjurmimit të bisedave dhe thirrjeve telefonike. Prokuroria kishte konstatuar se pretendimet e Pajazitajt, në disa raste, nuk përputheshin me provat e siguruara.
Një ndër argumentet kryesore të Prokurorisë ishte se alibia e të akuzuarit nuk qëndronte, pasi që të dhënat e marra nga një antenë, tregonin se nga telefoni i të akuzuarit ishte bërë një thirrje në afërsi të vendit të krimit gjatë kohës që ai thoshte se kishte qenë diku tjetër.
6 mars 2018
Pas procesit gjyqësor, Gjykata Themelore e Pejës e liroi nga akuza për vrasje Naser Pajazitajn, pasi nuk u arrit të provohet se ai ishte kryesi i krimit. Ai u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje me 2 vjet e 4 muaj burgim, për armën AK-47, e cila ishte gjetur në dhomën e gjumit, ditën e arrestimit të tij.
17 tetor 2018
Gjykata e Apelit e ktheu në gjykim rastin.
25 mars 2019
Naser Pajazitaj u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjetës, në gjykimin e dytë të këtij rasti në Gjykatën Themelore të Pejës. Prokurorja e rastit, Valbona Dishaj-Haxhosaj, kishte thënë se është vërtetuar në tërësi se i akuzuari Pajazitaj e kishte kryer vrasjen “duke e shfrytëzuar besimin dhe padjallëzinë e viktimës”.
30 korrik 2019
Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për Naser Pajazitajn.
2 dhjetor 2019
Gjykata Supreme prishi dy aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës Themelore të Pejës dhe Gjykatës së Apelit, duke e kthyer rastin në rigjykim.
20 janar 2020
Gjykata e Apelit përjashtoi nga gjykimi i sërishëm i këtij rasti Gjykatën Themelore të Pejës. Ky rast i kaloi Gjykatës Themelore të Ferizajt për të hequr çdo dyshim që gjykimi do të jetë i drejtë.
27 maj 2021
Edhe Gjykata Themelore në Ferizaj e shpalli fajtor Naser Pajazitajn dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.
30 nëntor 2021
Sërish, Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim rastin, duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
23 qershor 2022
Në rigjykim, Gjykata Themelore e Ferizajt e dënoi sërish Naser Pajazitajn me burgim të përjetshëm.
18 nëntor 2022
Gjykata e Apelit ia uli dënimin Naser Pajazitajt nga burgim i përjetshëm në 35 vjet burgim.
6 prill 2023
Gjykata Supreme e liroi nga të gjitha akuzat Naser Pajazitajn. Ai doli nga burgu dhe u kthye në shtëpi.
Lajmi se Gjykata Supreme liroi nga akuzat Naser Pajazitajn e zhgënjeu edhe më shumë Shkëlqimin, vëllain e Donjetës.
“Nga sot e tutje, ne nuk kemi besim as në Polici, Gjykatë e as në Prokurori, kur për shtatë vjet nuk ishin në gjendje ta zbulojnë të vërtetën. Shteti po vret”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.
Organizatat joqeveritare i kanë kritikuar vazhdimisht organet e drejtësisë për mënyrën e trajtimit të këtij rasti.
Në Kuvendin e Kosovës, më 6 prill, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e kritikoi vendimin e Gjykatës Supreme.
“Për mua është e papranueshme që një person, i cili dënohet me burgim të përjetshëm, aq lehtësisht lirohet nga akuza”, tha ajo.
Që nga viti 2010 deri në fund të vitit 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra, ndërsa autorë të dyshuar ose të akuzuar, në shumicën e rasteve, kanë qenë bashkëshortët. Organizatat joqeveritare kanë kritikuar organet e drejtësisë për dështim në mbrojtjen dhe zbardhjen e këtyre rasteve. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje