LAJMI I FUNDIT:

Shkup: Paditet inspektori i DAP-it, është kapur duke marrë ryshfet

Shkup: Paditet inspektori i DAP-it, është kapur duke marrë ryshfet

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale në Prokurori kundër inspektorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, i cili dje u arrestua nën dyshimet se ka marrë ryshfet.

L.S (62) nga Shkupi dyshohet se gjatë detyrës si inspektor në DAP, me qëllim që të fitojë pasuri të paligjshme, nga pronari i një objekti hotelierik ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 5 mijë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I punësuari në DAP arrestohet për ryshfet
Lexo po ashtu I punësuari në DAP arrestohet për ryshfet

“Gjatë kryerjes së veprës i ka ndihmuar Z.K (60) dhe gruaja e tij L.K (63) të dy nga Shkupi, të angazhuar si kontabilist nga pala e dëmtuar. I dyshuari me ndihmën e kontabilistëve, disa herë ka kërkuar ndërsa dje ka marrë 5 mijë euro ryshfet”, thonë nga MPB.


I dyshuari ryshfetin e ka marrë nga A.S, i cili si pronar i një objekti hotelierik ka kërkuar të mos paguajë një shumë të mëdha të parave, të cilat ia ka pasur borxh DAP-it.

Rastin në polici e ka paraqitur vetë A.S më 9 tetor, ndërsa janë arrestuar edhe Z.K dhe L.K./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori