LAJMI I FUNDIT:

Paditet amerikani, nuk e ka kthyer makinën me qira në Shkup

Paditet amerikani, nuk e ka kthyer makinën me qira në Shkup

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër A.K (42) nga New Yorku, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “shmangie”.

I padituri më 21.11.2017 nga një ndërmarrje private “rent a car” nga Shkupi, ka marrë një veturë “Mercedes E 220”, për periudhën 21.11.2017 deri 24.11.2017, ku si garancë ka lëndë kredi kartelën “American Express” e vlefshme deri 07.2021.

Deri 24.12.2017 A.K nuk e ka kthyer makinën, me ç’ka ka përvetësuar pasuri në mënyrë joligjore me vlerë prej 3.100.100 denarë./Telegrafi/