Kur Dick Marty kishte publikuar raportin e tij lidhur me krimet e pretenduara të UÇK-së, lideri politik i kësaj organizate guerile, Hashim Thaçi e kishte këshilluar që të gjente një avokat të mirë.
Paralajmërimin për padi, presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte bërë në dhjetor të vitit 2010.
“Dick Marty duhet të gjejë avokatë të mirë – nëse mundet t’i gjejë ndonjë që ta mbrojnë atë – sepse në asnjë mënyrë ai nuk mundet t’i ikë drejtësisë për shpifjet e tij”, deklaronte Thaçi për Reuters duke paralajmëruar padinë, shkruan Insajderi.com.
Por, gjashtë vjet më vonë, padia e Thaçit është lënë në harresë ndërsa akuzat e Dick Martyt u bënë bazë për krijimin e një Gjykate Speciale jashtë territorit të Kosovës, që do të trajtojë krimet e mundshme të bëra nga ish-pjesëtarë të UÇK-së gjatë viteve 1998-2000.
Mes njerëzve të dyshuar për krime të rënda, përfshirë trafikimin e organeve është edhe vetë Hashim Thaçi.
Ndonëse, zyrtarisht ende nuk dihet se kush nga drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të gjykohen në këtë proces, raporti i prezantuar në Këshillin e Evropës nga Marty e lidh ish-drejtuesin politik të UÇK-së me këto krime mes të cilave edhe trafikimi i drogës, naftës e cigareve.
Mundësia e ndjekjes penale të Hashim Thaçit nuk është përjashtuar as nga kryeprokurori Special, David Schwendiman. Disa ditë para zgjedhjes së Thaçit si president i vendit, ai kishte deklaruar për Insajderin se “hetimet nuk do të ndikohen” nga votimi në Kuvendin e Kosovës lidhur me presidentin e vendit.
Në këtë kontekst, Thaçi mund ta ketë lënë të përballet me akuzat ndaj tij në një sallë të gjykatës speciale që pritet të fillojë punën vitin e ardhshëm.
Insajderi ka dërguar pyetje lidhur me këtë çështje në Presidencë, por nuk ka marrë ende një përgjigje me gjithë pritjen prej disa ditëve. Insajderi ka dashur të dijë edhe nëse Thaçi do të bëjë akuzë në të ardhmen ndaj Martyt, në mënyrë që të pastrojë emrin e tij nga akuzat, por Presidenca nuk është përgjigjur.
Megjithatë, në deklaratat publike të bëra deri më tani për këtë çështje, Thaçi ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij.
“Qëllimi i raportit është që të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët në rajon, të ngadalësojë shtimin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës, të bllokojë fillimin e bisedimeve me Serbinë,” ka thënë Thaçi për Reuters.
Por, në fakt, akuzat e Martyt kanë një bazë tek libri “Gjahu” i ish-prokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, e cila shkruar e pra lidhur me trafikimin me organe njerëzore. Ajo kishte thënë se atë kohë nuk ka pasur vullnet politik për t’u hetuar krimet e mundshme të bëra nga UCK-ja.
Gjykimet në “Speciale” pritet të fillojnë vitin tjetër, por tashmë zyrtarë të kësaj gjykatë kanë njoftuar për “jetësimin zyrtar të Dhomave të Specializuara”. Në konferencën e parë për media të zyrtarëve të kësaj gjykate, u tha se ka filluar rekrutimi i stafit ndërsa u nënvizua se rëndësi e madhe do t’i kushtohet sigurisë së dëshmitarëve të mbrojtur.
Përgjithësisht, krijimi i një gjykate jashtë territorit të Kosovës ka nxitur reagim në Kosovë meqë gjykata do të trajtojë vetëm krimet e mundshme të bëra nga pala shqiptare duke anashkaluar krimet serbe. Megjithatë, gjykata është parë si mundësi që përfundimisht të hiqen të gjitha dyshimet e akuzat që rëndojnë mbi Kosovën për krimet e supozuara të ndodhura gjatë dhe pas përfundimit të luftës. /Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova