SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër një ish drejtore në Ohër për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Në njoftimin e SPB Ohër, ato sqarojnë se edhepse ajo nuk ka qenë drejtore, ka vazhduar të marrë pagë të drejtorit për disa muaj, njofton Telegrafi Maqedoni.


"Nga 23 korriku i vitit 2017 deri në nëntor të të njëjtit vit 67 vjeçarja E.S, si ndihmës drejtore në ndërmarrjen publike "Komunaleci i Ohrit" - Ohër, edhe pse është shkarkuar nga posti i drejtoreshës në këtë ndërmarrje publike, ka ndarë pagë si drejtore", thonë nga SPB Ohër./Telegrafi/