LAJMI I FUNDIT:

Padi penale për gjashtë banorë të Kërçovës për shkak të pjesëmarrjes në rrahje

Padi penale për gjashtë banorë të Kërçovës për shkak të pjesëmarrjes në rrahje
Foto: Ilustrim

Policia në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër gjashtë personave, për shkak të pjesëmarrjes në rrahje.

Paditë penale janë ngritur ndaj S.B (43), A.P (48), A.M (31), R.V (50), A.B (24) dhe M.A (26), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 29 tetor në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Trapçin Doll në Kërçovë, ka ndodhur konflikt verbal mes S.B dhe A.P – i cili një natë më parë ka thyer një aparat të lojërave të fatit në kazinon “Aladin” në Kërçovë.


Pas kësaj S.B i cili ka qenë pronar i agjencisë që ka siguruar kazinon ka sulmuar fizikisht A.P. Më vonë në rrahje janë përfshirë edhe të paditurit tjerë të punësuar në agjencinë për sigurim, të cilët kanë goditur A.P.

Rrahjen e kanë ndërprerë zyrtarët policor, ku A.P është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Ndërsa për shkak të seriozitetit të lëndimeve ai është transferuar në Qendrën Klinike në Manastir./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori