LAJMI I FUNDIT:

Pacolli uron për emërimin e Mike Pompeos në pozitën e sekretarit të Shtetit

Pacolli uron për emërimin e Mike Pompeos në pozitën e sekretarit të Shtetit

Zëvendëskryeministri, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar emërimin e Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo, nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Pacolli shkruan se mbështetja amerikane për Kosovën ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën qoftë në konsolidimin e shtetit brenda ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtarë.

“Miratimi i emërimit të Sekretarit të shtetit Amerikan, Mike Pompeo, nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan është një lajm i mirë dhe i rëndësisë së veçantë edhe për Kosovën. Pres me padurim, që me Sekretarin e ri amerikan të vazhdojmë të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën qoftë në konsolidimin e shtetit brenda ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtarë”, ka thënë Pacolli.  /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori